MAMURRAS: U ARRESTUA MARJANA GJINI | TREGTARE DROGËRASH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 2 min read

Mamurras, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Znj. Marjana Gjini, me moshë 57 vjeçe.
Ajo akuzohet si tregtare drogërash.
Njoftim | Finalizohet pas dy muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Gjurma”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, në doza.
Sekuestrohen 34 doza kokaine, një shumë parash, një automjet dhe 2 celularë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Mbështetjes Operacionale të Hetimit, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, gjatë dy muajve, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin policor të koduar “Gjurma”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasja:
M. Gj., 57 vjeçe, banuese në Mamurras, Kurbin.
Gjatë kontrollit fizik nga kësaj shtetaseje dhe kontrollit në automjetin që ajo kishte në përdorim, shërbmet e Policisë gjetën 34 doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, një shumë parash (euro dhe lekë) dhe 2 celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me automjetin.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtraie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments