top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BERAT | PËRFUNDON RESTAURIMI I IKONËS “SHËN GJERGJI DHE SHËN DHIMITRI”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 16, 2023
  • 1 min read
ree

Berat, Shqipëri | Në laboratorin e Konservimit e Restaurimit në Muzeun Ikonografik “Onufri”, në Berat, përgjatë muajit dhjetor, përfundoi ndërhyrja restauruese e ikonës “Shën Gjergji dhe Shën Dhimitri” pjesë e fondit ikonografik në Muzeun “Onufri”.

Ikona është vepër e fundit të shek.XIX nga autor anonim me dim. 27 x 60 cm.

Skena, e kompozuar horizontalisht, paraqet imazhin e dy shenjtorëve mbi kuaj. Majtas është paraqitur Shën Gjergji i hipur mbi kalin e bardhë, duke goditur me heshtë dragoin, kurse djathtas, paraqitet Shën Dhimitri, i hipur mbi kalin e kuq, i cili ka goditur me heshtë ushtarin pagan, të shtrirë para tij.

Ngjyrat e tablosë morën jetë falë ndërhyrjes restauruese të specialistit restaurator Erion Lezi.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page