BANORËT E FSHATIT FLLAKË U NGRITËN NË PROTESTË KUNDËR RRUGËS SË RE | DENONCOJNË SE NUK PLOTËSON STANDARTET.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 10, 2024
- 1 min read
Fshati Fllakë, Durrës, Shqipëri | Banorët e fshatit Fllakë në Durrës u ngritën në protestë.
Ata kundërshtojnë punimet e një firme ndërtimi, e cila, ka fituar një tender për rrugën hyrëse të kësaj zone.
Banorët kërkojnë që të kenë akses në këtë rrugë dhe ajo mos të bllokohet, por të ketë dalje për çdo lagje.
Sipas tyre mbikalimi që do të ndërtohet nëse nuk i jep zgjidhje. Protestuesit thanë se nuk kanë asnjë shkresë që të njihen si banorë me projektin, ndërsa shtuan se nuk kanë marrë asnjë reagim nga bashkia e Durrësit.
“Nëse bëhet kjo rrugë, na bllokohet kalimi. Çojmë fëmijët në shkollë, kemi punën. I bie që të shkojmë në shtëpi me helikopter”, tha një prej protestuesve, në një prononcim mediatik.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)













































Comments