BANKA E SHQIPËRISË NJOFTON SE DISA KARTËMONEDHA DO TË DALIN NGA QARKULLIMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 12, 2023
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | Banka e Shqipërisë njofton se do të heqi nga qarkullimi disa kartëmonedha të vjetra. Afati i fundit i këmbimit të këtyre kartëmonedhave pa kurs ligjor është deri më 31 dhjetor 2023, pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë. Banka e Shqipërisë njofton publikun se bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë nr.17, datë 13.2.2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e kartëmonedhave pa kurs ligjor si më poshtë: 100 Lekë, emetim i viteve 1993, 1994, 1996, imazhi i Luftëtarit Kombëtar; 100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit; 200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit; 500 Lekë, emetim i viteve 1991,1992,1993,1996,1997, imazhi i vajzës me lule dielli; 500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit; 100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments