AMBASADORI I BASHKIMIT EUROPIAN GONXATO I DORËZOI LETRAT KREDENCIALE PRESIDENTIT BEGAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 7, 2023
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ambasadori i sapoemëruar i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonxato (Gonzato), i dorëzoi sot letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Kënaqësi që filloj mandatin tim në Tiranë si ambasadori i ri i Bashkimit Europian. Ne kemi një mundësi unike për ta integruar më tej Shqipërinë në Bashkimin Europian, duke konsoliduar progresin e arritur deri tani, dhe duke ndjekur reformat e nevojshme, për ta bërë këtë vend më të begatë, më modern, dhe më gjithëpërfshirës. Mezi pres të punojmë së bashku me autoritetet shqiptare dhe popullin shqiptar”, tha ambasadori Gonxato (Gonzato).
Para se të emërohej ambasador i Bashkimit Europian në Republikën e Shqipërisë, ai ka ushtruar funksione në përfaqësinë e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Kombet e Bashkuara në Amerikë. Ai ka ushtruar funksionin e drjtorit për Marrëdhëniet Ndërinstitucionale, Koordinimin e Politikave, dhe Diplomacinë Publike, në Shërbimin Europian të Veprimit të Jashtëm (EEAS).
Ai ka ushtruar edhe funksionin e drejtorit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë në EEAS. Ai është i diplomuar në gjuhë dhe letërsi. Flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht, dhe gjermanisht, si dhe ka disa njohuri të spanjishtes. Është qytetar italian, i martuar, dhe ka dy djem.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments