ALAJDIN SULEJMANI NGA HARAÇINA NUK MUNDI TU MBIJETONTE TË SHTËNAVE ME ARMË ZJARRI NË BIT PAZAR TË SHKUPIT: VDIQ | AI ËSHTË DJALI I NAZMI SULEJMANIT I NJOHUR SI “KOMANDANT ARUSHA”.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 27
- 1 min read

Shkup, Republika e Maqedonisë së Veriut | Z. Alajdin Sulejmani, me moshë 29 vjeç, nga Haraçina, vdiq si pasojë e plumbave më të cilët u godit në Bit Pazar.
Ai u shtrua në spital por nuk ia doli të mbijetonte.
Pas faljes (namazit) së të premtes ndaj tij u shti me armë zjarri.
Ai është djali i z. Nazmi Sulejmani (i njohur edhe si “Komandant Arusha”).
Njoftim | Sot (25.04.2025) rreth orës 14:00 në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën ‘Vojdan Çernodrinski’ në zonën e Bit Pazarit ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Në vendngjarje kanë mbërritur zyrtarët e Policisë së Stacionit të Policisë “Bit Pazar”, të cilët, kanë konstatuar se bëhet fjalë për një përleshje të armatosur, gjatë së cilës një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar në Qendrën Emergjente në Kompleksin Klinikë ‘Nënë Tereza’.
Në vendngjarje janë gjetur gëzhoja të shumta. Po merren masa për zbardhjen e rastit, thuhet në njoftimin zyrtar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit



Commentaires