top of page
E BARDHË SHIRIT.png

104-VJETORI I TIRANËS KRYEQYTET | JA RRUGËT KU DO TË KUFIZOHET QARKULLIMI I AUTOMJETEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 10, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Me qëllim përkujtimin e 104-vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, bashkia ka vendosur të organizojë të shtunën një seri aktivitetesh.

Nënkryetari i bashkisë së Tiranës Andi Seferi në një intervistë mediatike, deklaroi se nga ora 10:00 deri në 22:00 do të bllokohet lëvizja e makinave nga kryqëzimi i rrugës “Sami Frashëri” me “Myslym Shyri” dhe “Reshit Çollaku” me “Myslym Shyrin”.

Ka disa ditë që Tirana ka filluar të festojë 104-vjetorin e saj ku janë bërë aktivitete të ndryshme. Për sa i përket momentit më kryesor, do fillojë në datën 10, në orën 10:00 në 'Myslym Shyri', ku deri në 22:00 do bllokohet nga lëvizja e makinave. Ajo që do doja të sqaroja është se duke nisur nga kryqëzimi i rrugës 'Sami Frashëri' me 'Myslym Shyri' dhe 'Reshit Çollaku' me 'Myslym Shyrin' do jetë i bllokuar”, deklaroi z. Seferi.

Për të festuar 104-vjetorin, bashkia e Tiranës ka menduar për një sërë aktivitetesh, të përshtatshme për grupmoshat e ndryshme.

Në orën 14:00 të kësaj të shtune - deklaroi z. Seferi - aktivitetet do i dedikohen fëmijëve, duke u pasuar me aktivitetet për të rinjtë.

Edhe ditën e dielë do të ketë një ceremoni zyrtare në qafën e Kasharit.

Në orën 14:00 do i dedikohet fëmijëve me aktivitetet të ndryshme, do mbillen pemë. Më pas do ketë aktivitetet me pjesëmarrjen e rinisë. Do jetë galeria e arteve të Tiranës dhe shumë institucione të tjera që po kontribojnë. Ky 104-vjetor festohet nga të gjithë. Në datën 11 shkurt, do bëhet një ceremoni zyrtare në qafën e Kasharit. Do jetë një festim shumë i veçantë i kryeqytetit tonë. Është edhe një moment reflektimi që ky kryeqytet të jetë kaq i mirë. Do u bëja thirrje qytetarëve të Tiranës ti bashkohen festimeve”, bëri thirrje z. Seferi.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page