top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: NUMRI I VRASJEVE RA ME 51%; ARRESTUAM 60 MIJË KRIMINELË; SHTUAM 220 HETUES TË RINJ NË INTELIGJENCË.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Falë zbatimit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, Meksika arriti një rënie prej 51% të vrasjeve midis shtatorit 2024 dhe korrikut 2026, duke kaluar nga një mesatare prej 86.9 në 42.5 raste ditore”. Kështu tha presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum, duke ia atribuar rezultatin efektivitetit të planit dhe arrestimeve të 60 mijë kriminelëve gjatë administratës së saj. Megjithatë, rritja e arrestimeve ka rritur presionin mb
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): SHPËTIMI I REVOLUCIONIT ËSHTË SFIDA MË E MADHE E BREZIT TONË; SISTEMI KAPITALIST ËSHTË NË KRIZË AKUTE.
Havanë, Kubë | “Shpëtimi i Revolucionit Kuban nga një nga kërcënimet më të rënda me të cilat është përballur në 67 vjet është sfida më e madhe e brezit tonë”. Kështu tha presidenti kubanez Miguel Diaz-Kanel (Canel) në fjalimin e tij hapës në Konferencën Ndërkombëtare mbi “Trashëgiminë dhe të Ardhmen e Veprës së Fidel Kastros”, të mbajtur në Havanë si pjesë e festimeve për 100-vjetorin e udhëheqësit revolucionar. Duke iu drejtuar 1500 delegatëve nga 63 vende, presidenti Diaz-K
Agjencia Telegrafike Vox


VLORË | PLATON BYLYSHI U KONSTATUA I PLAGOSUR; DYSHOHET SE RA NGA NJË SHKËMB.
Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se: 1- Z. Platon Bylyshi, me moshë 55 vjeç, u konstatua i plagosur; dyshohet se ra nga një shkëmb. Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | ANTON ALLAKAJ (I NJOHUR EDHE SI NASER MUJA DHE DED DEDAJ) U EKSTRADUA DREJT AUTORITETEVE GJYQËSORE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan drejt autoriteteve gjyqësore të Republikës së Kosovës: 1- Z. Anton Allakaj, i njohur edhe si Naser Muja dhe Ded Dedaj, me moshë 50 vjeç; ndaj të cilit gjykata e Pejës kishte shqiptuar dënim penal në vitin 2021 me 11 vjet e 6 muaj heqje lirie për shkelje penale të parashikuar si: a- “Vrasja”. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmb
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI DËRMJAK; HANI I ELEZIT | ZELFI TOPOJANI U KONSTATUA I VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
Fshati Dërmjak, Hani i Elezit, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se: 1- Z. Zelfi Topojani, me moshë 34 vjeç, u konstatua i vdekur. Në lidhje me rastin po hetohet për: 1- Vrasje. 2- Vetëvrasje. 3- Vdekje nga pakujdesia. 4- Vdekje nga shkaqe natyrale. Kufoma e të ndjerit pritet t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkr
Agjencia Telegrafike Vox


FSHATI ZBARQE, TIRANË | SINAN HAMDI IDRIZI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; KANOSJE NDAJ PUNONJËSVE TË ENTIT MEDIATIK “ORA NEWS”.
Z. Sinan Hamdi Idrizi Fshati Zbarqe, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor: 1- Z. Sinan Hamdi Idrizi. Ai konsiderohet i përfshirë në kanosje ndaj një gazetareje dhe ndaj operatorit të entit mediatik shqiptar “Ora News” gjatë realizimit të një kronike në fshatin Zbarqe, në periferi të Tiranës. Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake. Shënim
Agjencia Telegrafike Vox
PESË VENDE TË BASHKIMIT EVROPIAN PO SHQYRTOJNË NDËRTIMIN E NJË QENDRE RIATDHESIMI EMIGRANTËSH NË UGANDË ME KAPACITET 5 DERI NË 10 MIJË VETA.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Plani i promovuar nga Gjermania, Austria, Holanda, Danimarka dhe Greqia për të dërguar migrantë të parregullt jashtë territorit të Bashkimit Evropian është duke u finalizuar aktualisht dhe Uganda do të presë qendrën e re të riatdhesimit në këmbim të kompensimit financiar”. Kështu raportoi enti mediatik grek “Kathimerini”. Konkretisht, shteti afrikan do të presë qendrën e parë për migrantët e parregullt nga Evropa në vitin 2027. Burime diploma
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: KUBA DO TË NISË RRUGË TË PAKTHYESHME DERI NË FUND TË MANDATIT TË PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
Uashington, Amerikë | Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio, tha se ishte i bindur se Kuba do të hyjë në një rrugë të pakthyeshme drejt një të ardhmeje shumë të ndryshme para përfundimit të mandatit të dytë të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), i planifikuar për datën 20 janar të vitit 2029. Ai e bëri deklaratën në një intervistë në podkastin e podkasteres konservatore amerikane Kejti Millër (Katie Miller), gjatë së cilës foli për peizazhin në ndryshim në ishullin e K
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | MINISTRJA E MBROJTJES MARGARITA ROBLES DO TË KRYEJË VIZITË NË KEUTË.
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles do të takohet sot me presidentin e Keutës (Ceuta), Juan Jesus Vivas dhe do të vizitojë trupat e Komandës së Operacioneve Tokësore të vendosura në qytetin autonom”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Efe”, duke shtuar se është anëtari i tretë i qeverisë që udhëton në Keutë këtë javë, pas vizitave të së hënës nga ministri i Politikës Territoriale Angel Viktor Torres dhe dje nga ministri i Jashtëm Jos
Agjencia Telegrafike Vox
KUTRO (CUTRO); ITALI | NJË QYTETAR BULLGAR U VRA ME ARMË ZJARRI; DYSHOHET PËR ÇËSHTJE SENTIMENTALE.
Kutro (Cutro), Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se: 1- Një qytetar bullgar me moshë 29 vjeç, u vra me armë zjarri në Kutro (Cutro), në zonën e Kortones (Crotone). Sipas raportimeve fillestare, një burrë vendas e qëlloi të riun në qendër të qytetit dhe më pas iku me vrap. Ai është ende në kërkim. Aktualisht nuk ka detaje mbi incidentin, megjithëse raportet fi
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | PARLAMENTI MIRATOI AMNISTI TË PËRGJITHSHME PËR HERË TË PARË QË NGA VITI 1991.
Bejrut, Liban | Parlamenti libanez ka miratuar një ligj amnistie me ndikim të gjerë dhe të shumëpritur, nga i cili përfitojnë mijëra të ndaluar dhe persona të kërkuar. Ky është legjislacioni i parë i këtij lloji që nga viti 1991. Zyra e kryetarit të parlamentit njoftoi miratimin e një projektligji që synon dhënien e një amnistie të përgjithshme dhe uljen në mënyrë të jashtëzakonshme të kohëzgjatjes së dënimeve të caktuara, një kërkesë e paraqitur nga fraksione të ndryshme pol
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E DANIMARKËS | KRYEMINISTRJA METTE FREDERIKSEN: JEMI GATI TË MBYLLIM KUFIJTË TANË NËSE FLUKSET E MIGRACIONIT RIFILLOJNË.
Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | “Danimarka është gati të shtrëngojë kontrollet kufitare dhe, si mjet i fundit, madje t'i mbyllë ato plotësisht në rast të një vale të re migrantësh nëpër Evropë”. Kështu tha kryeministrja Mette Frederiksen duke folur në Folketing, parlamentin danez, gjatë debatit urgjent mbi krizën e migracionit dhe situatën në Keutë (Ceuta). “Një politikë rigoroze e migracionit është thelbësore për Danimarkën dhe Evropën”, tha kryeministrja Frederiksen, d
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: DO T’U PËRGJIGJEMI KONFISKIMEVE TË ANIJEVE TONA NGA EVROPIANËT NË ÇDO DET QË KONSIDEROHET I PËRSHTATSHËM NGA NE.
Moskë, Federata Ruse | “Planet e disa vendeve evropiane për të sekuestruar anije tregtare ruse përbëjnë pirateri dhe grabitje, dhe Moska rezervon të drejtën për të përgjigjur në mënyrë të përshtatshme me veprime të ngjashme në çdo det ku e konsideron të nevojshme dhe të përshtatshme”. Kështu tha presidenti Vladimir Putin në bordin e kryqëzorit “Varyag”, anija kryesore e Flotës Ruse të Paqësorit, ku mbërriti për të vëzhguar manovrat ushtarake, i cituar nga agjencia vendore e l
Agjencia Telegrafike Vox
KURBIN | U ARRESTUAN GJON LASKA; GJON (ALFRED) LASKA; ELVIS LASKA; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR VLASH GJONI (LASKA); TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NDAJ KUSHURIRIT.
Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Gjon Laska, me moshë 67 vjeç. 2- Z. Gjon (Alfred) Laska, me moshë 40 vjeç. 3- Z. Elvis Laska, me moshë 28 vjeç. Shpallën në kërkim policor: 1- Z. Vlash Gjoni (Laska), me moshë 35 vjeç. Njoftim | Qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte kushëriri i tyre, për motive të dobëta, arrestohen 3 shtetas dhe sh
Agjencia Telegrafike Vox
MITROVICË | VLADA MITROVIÇ U ARRESTUA.
Mitrovicë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Vlada Mitroviç (Mitrovic), me moshë 38 vjeç. Ai konsiderohet i përfshirë në përpjekje për korruptimin me të holla të thata të punonjësve të Policisë në krye të detyrës. Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal: 1- Një kartëmonedhë € me prerje pesëdhjeçe (50). Ndaj
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI KORETIN; DARDANË (KAMENICË) | KRENAR BERISHA U PROCEDUA PENALISHT.
Fshati Koretin, Daradanë (Kamenicë), Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht: 1- Z. Krenar Berisha. Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal: 1- Një sasi e vogël lënde narkotike. Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Posedim i paautori
Agjencia Telegrafike Vox
RRUGA “12 QERSHORI”; FERIZAJ | U ARRESTUAN ORGES AVDYLI DHE ANDIS MATHIESEN (AVDYLI); PLAGOSJA E SHKËLZEN AVDIJAS; NËN PROCEDURA PENALE EDHE DIONIS AVDYLI; EDIAN AVDYLI; ARMEND NUHAJ.
Rruga “12 Qershori”, Ferizaj, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Orges Avdyli. 2- Z. Andis Mathiesen (Avdyli), qytetar suedez. Ata konsiderohen të përfshirë në sulmin fizik me pasoja të rënda ndaj: 1- Z. Shkëlzen Avdija. Si subjekte të përfshirë në konflikt konsiderohen edhe: 1- Z. Dionis Avdyli. 2- Z. Edian Avdyli. 3- Z. Armend Nuhaj, ndaj të cilëve u kryen proceduara pe
Agjencia Telegrafike Vox
SARANDË | AGIM VOCKA VDIQ SI PASOJË E NJË AKSIDENTI AUTOMOBILISTIK; VANGJEL ZOTO U ARRESTUA.
Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se: 1- Z. Agim Vocka, me moshë 65 vjeç, u konstatua i vdekur. Ai u përfshi dje në aksident automobilistik në aksin rrugor “Delvinë-Sarandë” ku fillimisht mbeti i plagosur. Si subjekt përgjegjës u arrestua: 1- Z. Vangjel Zoto, drejtues automjeti. Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar pr
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | KOMUNISTËT E REPUBLIKËS POPULLORE TË KINËS DHURUAN 5 MIJË SISTEME FOTOVOLTAIKE PËR QEVERINË E KOMUNISTËVE KUBANË.
Havanë, Kubë | “Presidenti Miguel Diaz-Kanel (Canel) shprehu mirënjohjen e tij ndaj Kinës për një donacion të ri prej 5 mijë sistemesh fotovoltaike që mbërritën së fundmi në vend, i cili aktualisht po përballet me një krizë serioze energjetike”. Kështu raportoi agjencia spanjolle e lajmeve “Efe”. “Ne e vlerësojmë thellësisht këtë gjest nga populli dhe qeveria kineze; ai plotëson përpjekjet që Kuba po bën për të transformuar përzierjen e saj të energjisë në kontekstin e blloka
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | FILLOI GJYQI PENAL KUNDËR DUEJN KITH DEJVIS-it (DUANE KEITH DAVIS) I NJOHUR ME NOFKËN “KEFI DI” (KEFFE D); AKUZOHET SE KA GISHT NË VRASJEN E KËNGËTARIT KOMUNIST TUPAK SHAKUR.
Las Vegas, Amerikë | Gati 30 vjet pas vdekjes së këngëtarit reper dhe komunist Tupak (Tupac) Shakur, ka filluar në Las Vegas gjyqi i z. Duejn Kith Dejvis (Duane Keith Davis), i njohur me nofkën “Kefi Di” (Keffe D), ish-udhëheqësit të bandës të akuzuar për organizimin e pritës ndaj reperit më 7 shtator 1996, me përzgjedhjen e jurisë. Procedurat penale pritet të zgjasin disa ditë për shkak të profilit të lartë të çështjes dhe vëmendjes mediatike. Tashmë 63 vjeç, i dyshuari ka q
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SEKRETARI I ENERGJISË KRIS RAIT (CHRIS WRIGHT): NË NGUSHTICËN E HORMUZIT TANI KALOJNË 9 MILIONË FUÇI NAFTË NË DITË.
Uashington, Amerikë | “Sekretari i Energjisë, Kris Rait (Chris Wright), tha se gati 9 milionë fuçi naftë në ditë kalojnë tani nëpër Ngushticën e Hormuzit”. Kështu raportoi agjencia amerikane e lajmeve “Bloomberg”. “Duke përfshirë tubacionet, rrjedhat e naftës në rajon kanë arritur në rreth 15 milionë fuçi në ditë”, - e thënë kjo sipas sekretarit Rait (Wright). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i inform
Agjencia Telegrafike Vox


IZRAEL | TURQIA KA GUXIMIN TË KRITIKOJË IZRAELIN POR CILAT JANË FAKTET NË TERREN?
Jeruzalem, Izrael | Turqia ka guximin të kritikojë Izraelin por cilat janë faktet në terren? Me mijëra ushtarë turq dhe dhjetëra baza dhe poste ushtarake në të gjithë Sirinë, Irakun dhe Qipron. Agresioni ushtarak i presidentit Erdogan nuk njeh kufij dhe Turqia pushton 36% të Qipros, 5% të Sirisë dhe 2000 km² të Irakut. Izraeli kontrollon përkohësisht vetëm 0.1% të Sirisë - një zonë tampon për të mbrojtur qytetarët e saj nga kërcënimet e provuara të sigurisë. Nga z. Erton Duka
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | SAMI ALLIU U ARRESTUA.
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Sami Alliu, me moshë 70 vjeç. Njoftim | Tiranë. Vijojnë intensivisht hetimet dhe veprimet operacionale, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve. Vihet në pranga autori i dyshuar i 2 zjarrvënieve, gjatë 2 ditëve të fundit, në Lundër dhe në Shkozë. Si pasojë e zjarreve në afërsi të magazinave të Bash
Agjencia Telegrafike Vox


KORÇË | DENIS KURTEJ MBETI I LËNDUAR NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK.
Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se në një aksident automobilistik mbeti i lënduar: 1- Z. Denis Kurtej, me moshë 27 vjeç. Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


