MBRETËRIA E DANIMARKËS | KRYEMINISTRJA METTE FREDERIKSEN: JEMI GATI TË MBYLLIM KUFIJTË TANË NËSE FLUKSET E MIGRACIONIT RIFILLOJNË.

Aug 12
1 min read
Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | “Danimarka është gati të shtrëngojë kontrollet kufitare dhe, si mjet i fundit, madje t'i mbyllë ato plotësisht në rast të një vale të re migrantësh nëpër Evropë”.
Kështu tha kryeministrja Mette Frederiksen duke folur në Folketing, parlamentin danez, gjatë debatit urgjent mbi krizën e migracionit dhe situatën në Keutë (Ceuta).
“Një politikë rigoroze e migracionit është thelbësore për Danimarkën dhe Evropën”, tha kryeministrja Frederiksen, duke i quajtur pamjet nga enklava spanjolle e Keutës si shqetësuese.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments