top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MBRETËRIA E SPANJËS | MINISTRJA E MBROJTJES MARGARITA ROBLES DO TË KRYEJË VIZITË NË KEUTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 18 minutes ago
  • 1 min read

Madrid, Mbretëria e Spanjës | Ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles do të takohet sot me presidentin e Keutës (Ceuta), Juan Jesus Vivas dhe do të vizitojë trupat e Komandës së Operacioneve Tokësore të vendosura në qytetin autonom”.


Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Efe”, duke shtuar se është anëtari i tretë i qeverisë që udhëton në Keutë këtë javë, pas vizitave të së hënës nga ministri i Politikës Territoriale Angel Viktor Torres dhe dje nga ministri i Jashtëm Jose Manuel Albares, mes krizës së migracionit të shkaktuar nga mbërritja masive e mbi 70 mijë njerëzve në qytet më 30 korrik.


Pas takimit me presidentin e Keutës, ministrja Robles do t'i drejtohet medias në selinë e Delegacionit Qeveritar në Keutë.


Të hënën, ministrja urdhëroi revokimin e të gjitha lejeve për personelin ushtarak të vendosur në qytetin autonom (duke filluar nga e enjtja, 13 gusht, dhe deri në njoftim të mëtejshëm) përveç rasteve të jashtëzakonshme që lidhen me shqetësimet për një valë të re të mundshme migrantësh nga Maroku.


Ditët e fundit, presidenti Vivas kërkoi përforcime nga Policia Kombëtare dhe Garda Civile në kufi, si dhe praninë e vazhdueshme të Ushtrisë në qytet për të qetësuar popullsinë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page