top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KUBË | PRESIDENTI MIGUEL DIAZ-KANEL (CANEL): SHPËTIMI I REVOLUCIONIT ËSHTË SFIDA MË E MADHE E BREZIT TONË; SISTEMI KAPITALIST ËSHTË NË KRIZË AKUTE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Havanë, Kubë | Shpëtimi i Revolucionit Kuban nga një nga kërcënimet më të rënda me të cilat është përballur në 67 vjet është sfida më e madhe e brezit tonë”.


Kështu tha presidenti kubanez Miguel Diaz-Kanel (Canel) në fjalimin e tij hapës në Konferencën Ndërkombëtare mbi “Trashëgiminë dhe të Ardhmen e Veprës së Fidel Kastros”, të mbajtur në Havanë si pjesë e festimeve për 100-vjetorin e udhëheqësit revolucionar.


Duke iu drejtuar 1500 delegatëve nga 63 vende, presidenti Diaz-Kanel (Canel) i falënderoi ata për aktin e tyre të guximit dhe koherencës, duke deklaruar se ardhja në Kubë sot, mes bllokadës në rritje dhe armiqësisë imperialiste, është një gjest solidariteti militant që nderon trashëgiminë e Fidelit.


Presidenti kubanez më pas riafirmoi fuqimisht progresin që i solli Kubës revolucioni që nga vitet e para të tij, duke e quajtur atë transformimin më radikal të shekullit të 20-të në këtë pjesë të botës.


Gjashtëqind mijë kubanë të kualifikuar ishin të papunë, tre milionë nuk kishin qasje në energji elektrike, gjysma e popullsisë jetonte në lagje të varfra dhe 37.5% e kubanëve ishin analfabetë”, kujtoi ai, ndër të tjera.


Krahasuar me atë pikënisje, Diaz-Kanel (Canel) pohoi se Kuba sot ka zhdukur analfabetizmin dhe është vendi me jetëgjatësinë më të lartë në Amerikë, me 77.7 vjet.


Pasardhësi i ish-diktatorëve Fidel dhe Raul Kastro si president kubanez u kthye më pas për të denoncuar tërbimin imperialist të ShBA-ës që ka goditur ishullin me shtrëngimin e embargos ekonomike dhe energjetike të urdhëruar nga administrata amerikane e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).


Një gjenocid i llogaritur në milimetër, e quajti presidenti Diaz-Kanel (Canel), duke e përfunduar fjalimin e tij duke deklaruar, pavarësisht gjithçkaje, se kriza sistemike e kapitalizmit ka arritur në pikën e saj më akute.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page