top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


FSHATI RUBOVC I MADH; LIPJAN | FATLUM VISHESELLA U ARRESTUA.
Fshati Rubovc i Madh, Lipjan, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Fatlum Vishesella, me moshë 26 vjeç, nga fshati Rufc i Ri. Ai konsiderohet i përfshirë në hedhjen e një shisheje me benzinë mbi automjetin e markës “Opel” me targë NI 331 OA, në zotërimin e familjes Slavkoviç. Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Zjarrvënie”.
Agjencia Telegrafike Vox


FSHATI SHPËRDHET; KURBIN | PESË AUTOMJETEVE TË TONAZHIT TË RËNDË U ËSHTË VENDOSUR ZJARR; SIPAS GJASAVE PRONARI NUK KA PAGUAR GJOBËN TE BANDAT KRIMINALE.
Fshati Shpërdhet, Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se: 1- Pesë automjeteve të tonazhit të rëndë u është vendosur zjarr. Sipas gjasave, pronari nuk u ka paguar gjobën (mujore ose vjetore) bandës/bandave kriminale që kanë juridiksion tokësor dhe lëndor (mbështetur mbi Kushtetutën e Agjenturës së Krimit Ordiner) territorin ku ai ushtron biznes. Në Shqipëriçkën Londinez
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | TRE NGA DJEMTË E ISH-UDHËHEQËSIT SUPREM ALI KHAMENEI PO MARRIN PJESË NË CEREMONINË E LAMTUMIRËS; DJALI I KATËRT MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI KA FRIKË DALI NË PUBLIK.
Teheran, Iran | Tre nga djemtë e ish-udhëheqësit suprem Ali Khamenei, Mostafa-i, Masud-i (Masoud) dhe Meisam-i, po marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës për herë të parë sot për t'u lutur në nder të babait të tyre. Djali tjetër dhe pasardhësi i ish-udhëheqësit Khamenei, udhëheqësi i tanishëm suprem Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei, i cili nuk është parë në publik që nga emërimi i tij në detyrë, nuk po merr pjesë as në lutje dhe as në ceremoninë e lamtumirës, e cila filloi dje.
Agjencia Telegrafike Vox


REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | ISH-PRESIDENTI JAIR BOLSONARO U ÇARMATOS; GJYKATA URDHËROI T’I SEKUESTROHEN 11 ARMË ZJARRI DHE LEJA E ARMËMBAJTJES.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Gjyqtari i Gjykatës Supreme të Brazilit, Aleksandre (Alexandre) de Moraes, ka urdhëruar sekuestrimin e njëmbëdhjetë (11) armëve të zjarrit të regjistruara në emër të ish-presidentit Jair Bolsonaro (2019-2022), duke i anuluar (revokuar) licencën e tij të armëve dhe certifikatën e tij të koleksionistit, qitësit sportiv dhe gjuetarit (CAC). Vendimi, i nënshkruar dje, pohon arrestin shtëpiak për arsye humanitare dhe të gjitha masat e tj
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SUPER TAJFUNI BAVI PO I AFROHET GUAMIT DHE ISHUJVE MARIANA ME ERËRA DERI NË 315 KM/ORË.
Uashington, Amerikë | Banorët e Guamit dhe Ishujve Mariana Veriore janë zhvendosur në qendrat e evakuimit emergjent përpara mbërritjes së supertajfunit Bavi në Paqësorin e ShBA-ës. Super tajfuni pritet të arrijë në tokë në orën 10:00 të mëngjesit nesër (ora 2:00 sipas kohës qendrore) me erëra prej 260 kilometrash në orë, të barazvlefshme me një uragan të kategorisë 5, me shpërthime deri në 315 kilometra në orë. Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) e ka quajtur tajfunin shumë të rr
Agjencia Telegrafike Vox


PIKA E KALIMIT KUFITAR MERDARE; BESIANË (PODUJEVË) | RAMADAN GJETA U ARRESTUA.
Pika e Kalimit Kufitar Merdare, Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Ramadan Gjeta, me moshë 28 vjeç. Ai konsiderohet i përfshirë në shantazh ndaj një subjekti (femër) së mitur me moshë 14 vjeçe, të cilës pretendonte se do t’i botonte në internet (rrjetet shoqërore virtuale) pamje me natyrë kompromentuese intime. Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | PRESIDENTI JOZEF AUN (JOSEPH AOUN): U BËJ THIRRJE SHBA-ës TË QËNDROJË NË KRAH TË VENDIT TË TIM.
Bejrut, Liban | Presidenti Jozef Aun (Joseph Aoun), u bëri thirrje ShBA-ës të qëndrojë në anën e Libanit, pas një marrëveshjeje kornizë të arritur në Uashington me Izraelin, që synon një paqe të qëndrueshme, e cila po vihet në dyshim nga Hezbollahu pro-iranian. Marrëveshja e arritur më 26 qershor me ndërmjetësimin e ShBA-ës parashikon që ushtria libaneze do të rivendosë autoritetin e saj në pjesën jugore të vendit, me kusht çarmatimin e Hezbollahut, duke filluar me zonat pilo
Agjencia Telegrafike Vox
MALI | REBELËT XHIHADISTË SULMUAN USHTRINË; USHTRIA THA SE VRAU 20 PREJ TYRE.
Bamako, Mali | Rebelët kryen sulme ndaj pozicioneve ushtarake në të gjithë Malin, duke përfshirë një qytet verior ku janë të stacionuara forcat qeveritare dhe luftëtarët rusë, si dhe në një qytet në jug të kryeqytetit Bamako, në një tjetër kërcënim për udhëheqësit e sulmuar të vendit të mbyllur në Sahel. Sulmi u shtri nga qytetet dhe qytezat veriore të Anefis, Agueloc dhe Gao deri në Sevare në Malin qendror dhe Kenioroba në jug, sipas një deklarate nga forcat e armatosura të
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | AVOKATI I EL ÇAPOS: 32 ZYRTARË VENDAS JANË TË LIDHUR ME TRAFIKANTËT E DROGËS; EMRAT DO T’UA DËRGOJ NË SHBA-ës.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Avokati Gerardo Rinkon (Rincon) Flores i trafikantit të drogës Zhoakuin (Joaquín) Guzman i njohur si “El Çapo”, njoftoi se do t'u dërgojë autoriteteve amerikane një listë me 32 zyrtarë meksikanë që ai pretendon se kishin lidhje me trafikun e drogës gjatë administratave të ish-presidentëve Enrikue (Enrique) Pena Nieto dhe Andres Manuel Lopez Obrador. Në një intervistë me programin “La Saga”, ai argumentoi, pa dhënë prova, se
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): KOMUNIZMI KA TREGUAR FYTYRËN E TIJ TË SHËMTUAR KËTU NË AMERIKË; KOMUNIZMI ËSHTË KANCER.
Uashington, Amerikë | “Komunizmi ka treguar fytyrën e tij të shëmtuar këtu në Amerikë. Është si një kancer, duhet të zhduket dhe duhet të bëhet shpejt”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): AMERIKA ËSHTË KOMB FITUESISH DHE SOT VENDI YNË PO FITON PËRSËRI.
Uashington, Amerikë | “Amerika është një komb fituesish dhe sot vendi ynë po fiton përsëri”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), duke folur nga skena në Neshnll Moll (National Mall), ku i kërkoi Kongresit të miratojë legjislacionin që kërkon identifikimin e votuesve dhe kufizon përdorimin e votimit me postë, i njohur si “Akti për të Shpëtuar Amerikën”, i cili aktualisht është bllokuar në Kapitol. Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) foli gjatë për fuqinë usht
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): DO TË SHKOJMË NË HËNË DHE PREJ ANDEJ DO TË SHKOJMË NË MARS.
Uashington, Amerikë | “Do të shkojmë në Hënë dhe prej andej do të shkojmë në Mars. Stars and Stripes e kanë lënë tashmë çekiçin dhe draprin në harresë në të kaluarën dhe do ta bëjnë këtë përsëri nëse është e nevojshme”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), duke e lidhur Luftën e Ftohtë me ngjarjet aktuale. Presidenti Tramp (Trump) foli gjatë për fuqinë ushtarake të ShBA-ës, duke përsëritur se forcat e armatosura të Iranit u asgjësuan gjatë luftës së këtij viti.
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | PASTORI PROTESTANT EZRA JIN I NDALUAR QË NGA MUAJI TETOR U LIRUA; ËSHTË THEMELUES I NJË PREJ KISHAVE MË TË MËDHA UNGJILLORE JOZYRTARE NË RPK.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | Pastori protestant Ezra Jin, themeluesi i një prej kishave më të mëdha ungjillore të fshehta të Republikës Popullorfe të Kinës, i ndaluar që nga tetori, është liruar. OJQ-ja për të drejtat e njeriut ChinaAid njoftoi lirimin në një deklaratë, duke specifikuar se udhëheqësi fetar mbërriti shëndoshë e mirë në Los Anxhelos (Angeles) më 4 korrik, pasi u lirua nga Kina, ku ishte burgosur. ChinaAid është një organizatë me seli në ShBA-ës që lufto
Agjencia Telegrafike Vox
FDERATA RUSE | KREMLINI: PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN ZHVILLOI BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTIN DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
Moskë, Federat Ruse | “Presidenti Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Danlld Tramp (Donald Trump)”. Kështu njoftoi Kremlini, duke specifikuar se të dy udhëheqësit diskutuan situatën në Ukrainë përpara samitit të NATO-s në Ankara. “Presidentët natyrshëm trajtuan çështjen e një zgjidhjeje në Ukrainë, veçanërisht duke marrë parasysh pjesëmarrjen e ardhshme të Danlld Trampit (Donald Trump) në samitin e NATO-s në Turqi më 7-8 korrik”, tha kë
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | DEPARTAMENTI I THESARIT LËSHOI ZYRTARISHT “LLOGARITË TRAMP (TRUMP)”; INVESTIME QË SHOQËROJNË QYTETARËT QË NGA LINDJA DERI NË MOSHËN MADHORE.
Uashington, Amerikë | Departamenti i Thesarit ka njoftuar lëshimin zyrtar të Llogarive Tramp (Trump), një vit pas krijimit të llogarive të investimeve me shtyrje tatimore të krijuara sipas “Aktit One Bill Beautiful Bill”. “Llogaritë Tramp tani janë funksionale, duke i ofruar çdo fëmije një pjesë në ‘Ëndrrën Amerikane’ që nga dita e parë, falë presidentit Tramp (Trump)”. Kështu tha sekretari i Thesarit Skot (Scott) Bessent në një deklaratë. Lëshimi, që përkon me 250-vjetorin e
Agjencia Telegrafike Vox
NIKARAGUA | QEVERIA MARKSISTE-LENINISTE LIROI NGA BURGU PAS PRESIONIT TË QEVERISË SË SHBA-ës PRIFTIN KATOLIK JUAN ABELARDO MATA.
Managua, Nikaragua | Qeveria e Nikaraguas njoftoi lirimin e peshkopit emeritus të Esteli-t, Juan Abelardo Mata, disa orë pasi ShBA-ës kërkuan lirimin e tij të menjëhershëm dhe pa kushte. Në një deklaratë, Ministria e Brendshme raportoi se prelati tetëdhjetëvjeçar u kthye në shtëpinë e tij në gjendje të përsosur pas një hetimi mbi origjinën e pasurive të tij dhe lidhjet e dyshuara familjare të konsideruara të papajtueshme me gjendjen e tij priftërore. Autoritetet sandiniste pr
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | MINISTRI I JASHTËM ABBAS ARAGÇI (ARAGHCHI): MBI 70 VENDE U PËRFAQËSUAN NË FUNERALIN E UDHËHEQËSIT TONË SUPREM.
Teheran, Iran | “Irani është i kënaqur që ka pritur përfaqësues nga mbi 70 vende që zgjodhën të marrin pjesë në homazhet për Udhëheqësin tonë Suprem”. Kështu shkroi ministri i Jashtëm Abbas Aragçi (Araghchi), në një postim të shkruar në arabisht në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke përfshirë ata që ai i quajti vëllezërit besnikë arabë të Iranit, duke theksuar se përkujtimi do të mbetet një kujtim i pashlyeshëm në marrëdhëniet e përbashkëta midis Iranit dhe këtyre vendeve
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): AMERIKA NUK DO TË JETË KURRË VEND KOMUNIST.
Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Dramp (Donald Trump) në malin ikonik Rashmor (Rushmore), në Dakotën e Jugut, u bëri thirrje amerikanëve të mbrojnë liritë e parashikuara 250 vjet më parë nga Etërit Themelues të Republikës më të madhe të krijuar ndonjëherë, duke i mbrojtur ata nga ajo që ai e përshkroi si kërcënimin komunist të paraqitur nga demokratët progresivë dhe të sapoardhurit. Përpara votimit të muajit nëntor presidenti Tramp (Trump) i portretizoi demokratët prog
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): KRYEMINSITRI BENJAMIN NETANJAHU E DI SE KUSH ËSHTË SHEFI.
Uashington, Amerikë | “Ne shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Netanjahu e di kush është shefi”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në një intervistë të shkurtër telefonike me entin mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me shërbimet e Inteligjencës), duke iu referuar vetëvetes. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | FRANC NDUE U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.
I ndjeri Hamburg, Republika Federale e Gjermanisë | Strukturat vendore të Policisë (Landespolizei) morën dijeni se: 1- Z. Franc Ndue, me moshë 51 vjeç, nga Gjakova, u përfshi në aksident automobilistik. Si pasojë, vdiq. Në lidhje me rastin po hetohet për të zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht shkaqet dhe dinamikën e aksidentit automobilistik vdekjeprurës. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe u
Agjencia Telegrafike Vox
TURQI (TÜRKIYE) | PRESIDENTI REXHEP TAIP ERDOGAN: QEVERIA E IZARELIT ËSHTË E VARUR NGA LUFTA.
Ankara, Turqi (Türkiye) | “Ne, nga ana jonë, kemi mbështetur dhe vazhdojmë të mbështesim çdo hap që do të kontribuojë në uljen e tensionit në rajonin tonë dhe zgjidhjen e problemeve përmes diplomacisë”. Kështu tha presidenti Rexhep Taip (Recep Tayyip) Erdogan, duke shtuar se Ankaraja po monitoron me vëmendje të veçantë lëvizjet e qeverisë izraelite, të cilën e akuzon se synon të minojë konsensusin. “Nuk duhet të lejojmë që qeveria aktuale e Izraelit, e cila është e varur nga
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SULMI NË QENDËR TË QYTETIT SUMI LA 4 TË VDEKUR DHE 27 TË PLAGOSUR (PËRFSHIRË FËMIJË).
Kiev, Ukrainë | “Operacionet janë duke u zhvilluar në Sumi për t'u marrë me pasojat e sulmit ajror rus. Rusët përdorën bomba ajrore të drejtuara kundër civilëve në qendër të qytetit. Mund të ketë ende njerëz të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese. Tragjikisht, deri më tani janë konfirmuar katër viktima, përfshirë një fëmijë. Ngushëllimet e mia për familjet dhe të dashurit e tyre. 27 persona të tjerë u plagosën, përfshirë gjashtë fëmijë. Shumë prej tyre pësuan lëndime serioze
Agjencia Telegrafike Vox


LEZHË | BASHKIM ALIJA U ARRESTUA; ZJARRVËNIE NË SHËN GJIN.
Lezhë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Bashkim Alija, me moshë 57 vjeç. Njoftim | I vuri zjarrin mbeturinave dhe tentoi të fshihte provat, pasi zjarri përfshiu një sipërfaqe të madhe pyjore në malin e Shëngjinit, falë reagimit dhe veprimeve të shpejta identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i zjarrvënies. Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të zjarrit
Agjencia Telegrafike Vox


RRUGA “MBRETËRESHA TEUTA”; GJAKOVË | ELMIN ROGOVA U PROCEDUA PENALISHT.
Rruga “Mbretëresha Teuta”, Gjakovë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunium me Prokurorinë proceduan penalisht: 1- Z. Elmin Rogova, me moshë 22 vjeç. Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal: 1- Një sasi e vogël lënde narkotike. Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Pose
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


