top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KURBIN | U ARRESTUAN GJON LASKA; GJON (ALFRED) LASKA; ELVIS LASKA; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR VLASH GJONI (LASKA); TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NDAJ KUSHURIRIT.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Aug 12
2 min read

Kurbin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gjon Laska, me moshë 67 vjeç.

2- Z. Gjon (Alfred) Laska, me moshë 40 vjeç.

3- Z. Elvis Laska, me moshë 28 vjeç.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Vlash Gjoni (Laska), me moshë 35 vjeç.


Njoftim | Qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte kushëriri i tyre, për motive të dobëta, arrestohen 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 (familjarë të njëri-tjetrit).


Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, menjëherë pas kallëzimit të shtetasit P. L., 38 vjeç, se mesditën e djeshme, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte në rrugën e Patokut, ishte qëlluar me armë zjarri, u mundësuan lokalizimi dhe ndalimi i shtetasve të përfshirë në këtë rast, konkretisht Gj. L., 67 vjeç dhe Gj.(A.) L., 40 vjeç, babë e bir, dhe E. L., 28 vjeç, kushëri i tyre, të gjithë banues në Laç.


Gjithashtu, u shpall në kërkim djali tjetër i shtetasit Gj. L., shtetasi V. Gj.(L.), 35 vjeç, banues në Laç.


Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, pas një konflikti verbal, për motive të dobëta, me kushëririn e tyre, shtetasin P. L., kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai. Nga ky rast, nuk pati shtetas të dëmtuar.


Shtetasi P. L., gjatë largimit nga vendngjarja, ka përplasur me automjetin që drejtonte, një automjet, me pasojë vetëm dëme materiale. Automjeti i 38-vjeçarit u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.


Punohet për kapjen e shtetasit V. Gj.(L.), për gjetjen e armës së zjarrit, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, për individualizimin e përgjegjësisë penale të secilit prej shtetasve të përfshirë në këtë rast.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page