top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: NUMRI I VRASJEVE RA ME 51%; ARRESTUAM 60 MIJË KRIMINELË; SHTUAM 220 HETUES TË RINJ NË INTELIGJENCË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 56 minutes ago
  • 1 min read

Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Falë zbatimit të Strategjisë së Sigurisë Kombëtare, Meksika arriti një rënie prej 51% të vrasjeve midis shtatorit 2024 dhe korrikut 2026, duke kaluar nga një mesatare prej 86.9 në 42.5 raste ditore”.


Kështu tha presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum, duke ia atribuar rezultatin efektivitetit të planit dhe arrestimeve të 60 mijë kriminelëve gjatë administratës së saj.


Megjithatë, rritja e arrestimeve ka rritur presionin mbi burgjet shtetërore, kështu që dega ekzekutive po shqyrton zgjerimin ose ndërtimin e gjashtë objekteve të reja me një qasje të re humaniste.


Sipas të dhënave të paraqitura nga drejtuesja e Sekretariatit Ekzekutiv të Sistemit Kombëtar të Sigurisë Publike, Marsela (Marcela) Figueroa, shtatë shtete përbëjnë 49% të vdekjeve të dhunshme.


Guanajuato mbetet zona më e prekur, duke përbërë 8.6% të totalit, pavarësisht një rënieje prej 76% (nga 12.7 vrasje në ditë në shkurt 2025 në 3.1 korrikun e kaluar), e ndjekur nga Gjiri i Kalifornisë (Baja California) me 8.2% dhe Çihuahua (Chihuahua) me 8.1%.


Presidentja Sheinbaum riafirmoi gjithashtu rolin kyç të Gardës Kombëtare dhe inteligjencës, duke njoftuar diplomimin e 220 hetuesve të rinj.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page