top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | FILLOI GJYQI PENAL KUNDËR DUEJN KITH DEJVIS-it (DUANE KEITH DAVIS) I NJOHUR ME NOFKËN “KEFI DI” (KEFFE D); AKUZOHET SE KA GISHT NË VRASJEN E KËNGËTARIT KOMUNIST TUPAK SHAKUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 2 min read

Las Vegas, Amerikë | Gati 30 vjet pas vdekjes së këngëtarit reper dhe komunist Tupak (Tupac) Shakur, ka filluar në Las Vegas gjyqi i z. Duejn Kith Dejvis (Duane Keith Davis), i njohur me nofkën “Kefi Di” (Keffe D), ish-udhëheqësit të bandës të akuzuar për organizimin e pritës ndaj reperit më 7 shtator 1996, me përzgjedhjen e jurisë.


Procedurat penale pritet të zgjasin disa ditë për shkak të profilit të lartë të çështjes dhe vëmendjes mediatike.


Tashmë 63 vjeç, i dyshuari ka qenë në burg që nga viti 2023 me akuzën e vrasjes së shkallës së parë dhe përballet me burgim të përjetshëm nëse dënohet.


Ai nuk akuzohet se ka qëlluar personalisht, por për furnizimin me armë dhe organizimin e pritës në shenjë hakmarrjeje për një rrahje që nipi i tij Orlando Anderson pësoi po atë mbrëmje kur ndodhën të shtënat.


Çelësi i hetimit për vrasjen e këngëtarit reper komunist Tupak ishte libri i të dyshuarit i vitit 2019, “Compton Street Legend”, në të cilin ai detajoi versionin e tij të të shtënave, duke e quajtur veten truri pas operacionit.


Gjyqtarja Karli Kirni (Carli Kierny), kryesuese e gjyqit, ka vendosur që si libri ashtu edhe deklaratat publike të mëvonshme të të dyshuarit mund të përdoren si prova.


Prandaj, prokuroria do të duhet të provojë se fjalët e të pandehurit janë të vërteta, ndërsa mbrojtja do të përpiqet t'i hedhë poshtë ato si trillime të shkruara vetëm për të shitur kopje të librit.


Në mbrëmjen e 7 shtatorit 1996, këngëtari komunist Tupak ishte në një “BMW” në rrugën e tij për në Club 662 ku ishte planifikuar të performonte.


Ai kishte qenë më parë në kazinonë MGM Grand, ku ndoqi ndeshjen e boksit midis Maik Tajsonit (Mike Tyson) dhe Brus (Bruce) Seldon-it.


Ndërsa makina ishte ndalur në një semafor, një automjet tip “Cadillac” i bardhë u ndal pranë dhe u dëgjuan disa të shtëna me armë zjarri që e goditën disa herë.


I dërguar në spital, ai iu nënshtrua disa operacioneve dhe pikërisht kur dukej se ishte në fazën kritike, gjendja e tij u përkeqësua papritur.


Ai u shpall i vdekur pasditen e 13 shtatorit 1996.


Ai ishte 25 vjeç dhe në kulmin e karrierës së tij.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page