top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHBA-ës | SEKRETARI I SHTETIT MARKO (MARCO) RUBIO: KUBA DO TË NISË RRUGË TË PAKTHYESHME DERI NË FUND TË MANDATIT TË PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 minutes ago
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Sekretari i Shtetit Marko (Marco) Rubio, tha se ishte i bindur se Kuba do të hyjë në një rrugë të pakthyeshme drejt një të ardhmeje shumë të ndryshme para përfundimit të mandatit të dytë të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), i planifikuar për datën 20 janar të vitit 2029.


Ai e bëri deklaratën në një intervistë me podkastin e podkasteres konservatore amerikane Kejti Millër (Katie Miller), gjatë së cilës foli për peizazhin në ndryshim në ishullin e Karaibeve.


Jam i bindur se Kuba, para përfundimit të kësaj administrate, do të jetë në një rrugë të pakthyeshme drejt një të ardhmeje shumë të ndryshme”.


Kështu tha sekretari Rubio, duke theksuar se një tranzicion do të duhet të ndodhë në ishull dhe duke paralajmëruar se nuk mund të kesh diçka që ka qëndruar për 70 vjet, që është rrënjosur, dhe pastaj të mendosh se, brenda natës, mund të çrrënjosësh gjithçka dhe të mbjellësh diçka krejtësisht të re.


Sekretari i Shtetit përmendi si shembull procesin e transformimit të përjetuar nga vendet e Evropës Lindore, të cilat, sipas tij u deshën midis tre dhe pesë vjet për t'u bërë vërtet ajo që janë sot.


I njohur për kritikat e tij ndaj regjimit kuban, diplomati më i lartë i Uashingtonit deklaroi se një Kubë e sigurt, e qëndrueshme dhe e lidhur me ShBA-ës është në interesin kombëtar të SHBA-ës.


Kuba është padyshim një përparësi për ne sepse i shërben interesit tonë kombëtar”, - tha ai.


Ajo që përpiqemi t'u mësojmë atyre është se nuk ka valvula sigurie. Sa herë që ata krijojnë një mekanizëm të ri për t'u përpjekur të çlirohen nga rrethimi, ne thjesht e bllokojmë atë”.


Kështu tha sekretari Rubio, duke iu referuar drejtpërdrejt 176 reformave ekonomike të miratuara nga regjimi kuban qershorin e kaluar për të decentralizuar ekonominë, duke përfshirë masat për të nxitur sektorin privat.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page