top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
LIBAN | MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 4 TË VDEKUR DHE 20 TË PLAGOSUR NGA SULMET IZRAELITE.
Bejrut, Liban | “Katër veta mbetën të vdekur (përfshirë dy gra), në sulmet në jug të vendit që u atribuohen forcave izraelite pas një urdhri evakuimi”. Kështu njoftoi ministria e Shëndetësisë. Dy veta u vranë në Nabatie el-Fauka dhe dy të tjerë (të dyja gra) në Arabsalim, një qytet aty pranë. Ministria shtoi se 20 të tjerë u plagosën në vende të ndryshme, përfshirë gra dhe tre fëmijë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | GARDA REVOLUCIONARE ISLAMIKE: SULMUAM NJË DRON DETAR AMERIKAN NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Teheran, Iran | “Forcat heroike detare të Gardës Revolucionare Islamike, sulmuan një dron ushtarak amerikan që po përpiqej të hynte në zonën e mbrojtur të Ngushticës së Hormuzit”. Kështu u tha në një deklaratë të tejçuar nga enti mediatik shtetëror “IRIB”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | FORCA MBROJTËSE E IZARELIT (IDF): FILLUAM SULMET AJRORE NË LIBAN.
Jeruzalem, Izrael | Izraeli njoftoi se po kryente sulme ajrore në Libanin jugor në përgjigje të dy sulmeve me dronë nga Hezbollahu kundër ushtarëve të Forcës Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që shërbenin në Zonën e Sigurisë. Ushtarët hapën zjarr duke shkatërruar njërin nga dy dronët. Në deklaratën e botuar në platformën shoqërore “Telegram”, Forca Mbrojtëse e Izarelit (IDF) përjashtoi mundësinë e lëndimeve. “Kjo është një shkelje e qartë nga organizata terroriste Hezbollah. Ushtar
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | SHTËPIA E BARDHË: STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) DHE XHERËD KASHNËR (JARED KUSHER) DISKUTUAN ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTININ PLANE THELBËSORE PËR UKRAINËN.
Uashington, Amerikë | “Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kusher) diskutuan me presidentin Vladimir Putinin plane thelbësore për Ukrainën”. Kështu kumtoi Shtëpia e Bardhë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | GARDA REVOLUCIONARE ISLAMIKE: SULMUAM ANIJE TË LIDHURA ME SHBA-ës.
Teheran, Iran | Garda Revolucionare Islamike njoftoi këtë mbrëmje se kishte sulmuar disa anije (përfshirë disa që dyshohet se janë të lidhura me Shtetet e Bashkuara) në shenjë hakmarrje për sulmet e mëparshme amerikane ndaj anijeve cisternë iraniane të naftës. Duke iu referuar sulmeve të mëngjesit, Garda tha se forcat e tyre detare më pas shënjestruan tre anije cisternash nafte që lundronin në një rrugë të paautorizuar në Ngushticën e Hormuzit dhe tre anije të lidhura me vras
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | KËSHILLTARI PRESIDENCIAL JURI (YURI) USHAKOV: BISEDIMET MIDIS PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN DHE TË DËRGUARVE TË SHBA-ës ISHIN JASHTËZAKONISHT TË SINQERTA.
Moskë, Federata Ruse | Kremlini tha gjatë natës se presidenti Vladimir Putin pati bisedime jashtëzakonisht të sinqerta me zyrtarët amerikanë mbi mënyrat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe se amerikanët kishin paraqitur disa ide gjatë këtyre diskutimeve jashtëzakonisht të sinqerta. “Zyrtarët amerikanë janë përgatitur me kujdes për këtë vizitë. Jo vetëm që ata përsëritën interesin e tyre të zakonshëm për një përfundim të shpejtë të armiqësive, por ata gjithashtu paraqitën
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BASHKUAR | PRINCI UILLIAM (WILLIAM) DO TË PËRFAQËSOJË MBRETIN KARL (CHARLES) III-të NË FUNERALIN E MBRETIT HARALD V-të I NORVEGJISË.
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Princi Uilliam (William) do të përfaqësojë të atin, Mbretin Karl (Charles) III-të, në funeralin e Mbretit Harald V-të i Norvegjisë të mërkurën”. Kështu njoftoi Pallati Bakingem (Buckingham). Princi Uilliam, me moshë 44 vjeç dhe trashëgimtar i fronit, e kishte përfaqësuar tashmë të atin në funeralin e Papa Françeskut në Vatikan në muajin prill të vitit 2025. Tradita dikton që monarkët britanikë të mos marrin pjesë në funeralet e krerëve të tjer
Agjencia Telegrafike Vox
VLORË | U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR BUJAR MUÇA; REI DEGJONI; EDISON ZALLA; RENATO KODRA; SERXHIO CANI; MARJOS RAMOSACOJ; KLEJ DOCI; ARJAN DODA; FATJON MAKNORI; ALTIN GRORI.
Vlorë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor: 1- Z. Bujar Muça, vëllai i sipërmarrësit tregtar Luan Muça. 2- Z. Rei Degjoni. 3- Z. Edison Zalla. 4- Z. Renato Kodra. 5- Z. Serxhio Cani. 6- Z. Marjos Ramosacoj. 7- Z. Klej Doci. 8- Z. Arjan Doda. 9- Z. Fatjon Maknori. 10- Z. Altin Grori. Ata konsiderohen të përfshirë në gjobëvënie pesë (5) milionë € ndaj: 1- Z. Vasil
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN URDHËROI ARMËPUSHIM TRE-DITOR ME UKRAINËN.
Moskë, Federata Ruse | “Presidenti Vladimir Putin ka dhënë urdhër për të ndaluar sulmet ndaj Kievit duke filluar nga mesnata e sotme për tre ditët e ardhshme”. Kështu tha zëdhënësi i tij (Kremlinit), Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | KOMANDA QENDRORE: GODITËM TRE CISTERNA IRANIANE NAFTE.
Uashington, Amerikë | “Forcat amerikane goditën tre anije cisterna iraniane të naftës pasi Garda Revolucionare qëlloi me raketa balistike dy anije amerikane që patrullonin ujërat në rajon”. Kështu njoftoi Komanda Qendrore Amerikane. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FEDERAL FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): MOS E LEMË PARTINË E EKSTREMIT TË DJATHTË AfD TË SHKATËRROJË VENDIN ME FJALËT E SAJ.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Nuk do t'i lejojmë këta njerëz të shkatërrojnë vendin tonë me fjalët e tyre”. Kështu tha kancelari federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) në prag të zgjedhjeve rajonale në Saksoni-Anhalt, duke iu referuar partisë së ekstremit të djathtë AfD, e cila është qartësisht përpara në sondazhe. Në të njëjtën kohë, kreu i CDU-së bëri thirrje për një diskutim më të thelluar mbi përmbajtjen e marrëveshjes me AfD-në. Ky lajm u raportua nga agjenc
Agjencia Telegrafike Vox
PERU | PRESIDENTJA E DJATHTË KEIKO FUXHIMORI (FUJIMORI): SHPALL GJENDJE TË JASHTËZAKONSHME 60-DITORE NË 5 BURGJE TË SIGURISË SË LARTË KUNDËR BANDAVE KRIMINALE.
Limë, Peru | “Qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në pesë burgje të sigurisë maksimale, duke u lejuar forcave policore dhe ushtarake të marrin kontrollin e objekteve në përgjigje të shqetësimeve për sigurinë publike”. Kështu u njoftua nga autoritetet peruane me anë të një dekreti. Masa 60-ditore, e lëshuar nga administrata e presidentes së krahut të djathtë Keiko Fuxhimori (Fujimori) - e cila mori detyrën në fund të muajit korrik - synon të frenojë organizatat krim
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN FILLOI TAKIM ME TË DËRGUARIT PRESIDENCIALË AMERIKANË STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) DHE XHERËD KASHNËR (JARED KUSHNER).
Moskë, Federata Ruse | “Presidenti Vladimir Putin filloi një takim sonte në Kremlin me të dërguarit presidencialë amerikanë Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner), duke theksuar se situata që po shqyrtohet nuk është e thjeshtë”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Interfax”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: NUK KEMI PRANUAR ARMËPUSHIM MË TË GJATË SE TRE DITË ME UKRAINËN.
Moskë, Federata Ruse | “Rusia nuk ka rënë dakord me Ukrainën për një armëpushim tre-ditor që shkon përtej pezullimit të sulmeve ndaj kryeqyteteve”. Kështu tha presidenti Vladimir Putin, gjatë një takimi me negociatorët presidencialë amerikanë Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner). Ai vuri në dukje se Rusia ka pezulluar sulmet ndaj Kievit për tre ditë duke filluar nga sot dhe se pala ukrainase ka ulur ndjeshëm sulmet në territorin rus. “Autoritetet ukr
Agjencia Telegrafike Vox
PIKA E KALIMIT KUFITAR BËRNJAK; ZUBIN POTOK | MOMIR RADENKOVIÇ U ARRESTUA.
Pika e Kalimit Kufitar Bërnjak, Zubin Potok, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë mbështetur mbi akte proceduriale penale të Prokurorisë së Posaçme (Speciale) arrestuan: 1- Z. Momir Radenkoviç. Ai i ishte i shpallur në kërkim policor për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, e lidhur me krimet e luftës ndaj popullatës civile; ngjarjet krim
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI LËPUSHË; MALËSI E MADHE | FLORIAN SINI U KONSTATUA I VDEKUR.
Fshati Lëpushë, Malësi e Madhe, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se: 1- Z. Florian Sini, me moshë 40 vjeç, alpinist, u konstatua i vdekur. Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake. Njoftim | Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e plotë të r
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI LOXHË; PEJË | ISMET ALIMUSAJ U KONSTATUA I VDEKUR; PARA DISA DITËSH U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK.
Fshati Loxhë, Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se si pasojë e një agonie të lidhur me një aksident automobilistik të ndodhur para disa ditësh u konstatua i vdekur: 1- Z. Ismet Alimusaj, nga fshati Strellc, Deçan. Deklaratë | Sot, më 5 shtator 2026, Policia është informuar se një person, i cili ishte aksidentuar më 18 gusht në fshatin Loxhë, ka ndërruar jetë në një spital në Shkup. Trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë L
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI RRETH; SHIJAK | SHABAN DOMI U ARRESTUA; ZJARRVËNIE.
Fshati Rreth, Shijak, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Shaban Domi, me moshë 44 vjeç. Njoftim | Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimeve për ... raste zjarri në territorin e Durrësit, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe shkuan në ndihmë të shërbimeve zjarrfikëse për vënien nën kontroll dhe shuarjen e flakëve. Gjithashtu, u identifik
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI ISHËM; DURRËS | ILIR RIKA DHE RESHIT JAHESHI U ARRESTUAN; ZJARRVËNIE.
Fshati Ishëm, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Ilir Rika, me moshë 48 vjeç, banues në fshatin Sukth. 2- Z. Reshit Jaheshi, me moshë 59 vjeç, banues në fshatin Sukth. Njoftim | Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimeve për ... raste zjarri në territorin e Durrësit, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe shkuan në ndihmë të shërbime
Agjencia Telegrafike Vox
DURRËS | SHERIF ÇELA DHE MUHARREM THARTORI U ARRESTUAN; TRITOLVËNIE NË LAGJEN “NR. 3”.
Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Sherif Çela, me moshë 47 vjeç. 2- Z. Muharrem Thartori, me moshë 46 vjeç. Njoftim | Durrës. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sinjali”. Zbardhet autorësia e vendosjes së një sasie lënde plasëse të lidhur me një aparat telefonik celular. Arrestohen dy persona të dyshuar si autorë. Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | U ARRESTUA KRISTJAN NIKOLLI; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR ANTON HULI DHE KEVIN VUTHAJ; BASHKËPUNËTORË ME JOZEFIN MARKUN NË USHTRIM DHUNE FIZIKE DHE VERBALE NDAJ EDUARD KUÇIT.
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Jozefin Marku, me moshë 30 vjeç, i njohur rëndom si Jozi, ndikues në mediat shoqërore virtuale dhe ish-banor i emisionit televiziv të tejçuar në kohë të atypëratyshme (reale) “Big Brother Vip Albania”. 2- Z. Kristjan Nikolli, me moshë 31 vjeç. Shpallën në kërkim policor: 1- Z. Anton Huli, me moshë 48 vjeç. 2- Z. Kevin Vuthaj, me
Agjencia Telegrafike Vox
LAGJJA “BATHORE”; KAMËZ | DORIAN SINANI U ARRESTUA; BLEU 4.6 KG HASHASH NË AMERIKË; VAJTI TA MERRTE TE ZYRA POSTARE.
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Dorian Sinani, me moshë 20 vjeç, banues në lagjen “Bathore”, Kamëz. Njoftim | Tiranë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Delivery”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike nga SHBA-ja, me qëllim shitjen në Shqipëri. Identifikohet dhe vihet në pranga 20-vjeçari, i cili kishte porositur një pako me Cannabi
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | BAMIR HALILI (AXHAMI) U EKSTRADUA NGA EMIRATET E BASHKUARA ARABE; MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG”.
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit ekstraduan nga Emiratet e Bashkuara Arabe: 1- Z. Bamir Halili (Axhami), me moshë 30 vjeç. Njoftim | Interpol Tirana. Vijon bashkëpunimi intensiv me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”. Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe për dhunë në familje. Si rezultat
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | JOZEFIN MARKU U ARRESTUA; AKTE DHUNE VERBALE DHE FIZIKE NDAJ EDUARD KUÇIT; PËRDORIM I SIMBOLEVE DHE SINJALISTIKËS POLICORE.
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Jozefin Marku, i njohur rëndom si Jozi, ndikues në mediat shoqërore virtuale dhe ish-banor i emisionit televiziv të tejçuar në kohë të atypëratyshme (reale) “Big Brother Vip Albania”. Ai konsiderohet i përfshirë në ushtrim dhune verbale dhe fizike ndaj: 1- Z. Eduard Kuçi, i njohur rëndom si Edi (edhe ky i fundit figurë publike);
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


