FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: ARMËPUSHIMI NË OLESHKI MUND TË KRIJOJË PRECEDENT PËR NISMA TË TJERA TË NGJASHME.

Moskë, Federata Ruse | “Armëpushimi humanitar i rënë dakord midis Rusisë dhe Ukrainës për qytetin Oleshki mund të vendosë një precedent për nisma të tjera të ngjashme”.
Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”.
“Për arsye humanitare, absolutisht po, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë, shumë pozitive dhe të koordinuar të palës amerikane, negociatorëve amerikanë dhe zonjës së parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Tramp (Trump)”, - tha zëdhënësi Peskov.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments