FSHATI BABALLOQ; DEÇAN | MUHARREM ETHEMI U KONSTATUA I DHUNUAR FIZIKISHT; U DËRGUA NË QENDRËN KLINIKE UNIVERSITARE TË KOSOVËS PËR TRAJTIM TË POSAÇËM.

Fshati Baballoq, Deçan, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Muharrem Ethemi, me moshë 84 vjeç, u konstatua I dhunuar fizikisht.
Ai u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të posaçëm.
Në lidhje me rastin zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Lëndim i rëndë trupor”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments