FSHATI LUAR; FIER | BESMIR (ERJON) MUSTAJ U ARRESTUA; SHTIU ME ARMË ZJARRI NË AMBIENT PUBLIK.

Fshati Luar, Fier, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Besmir (Erjon) Mustaj, me moshë 37 vjeç, banues në Roskovec.
Ai konsiderohet i përfshirë në kanosje ndaj:
1- Znj/znjsh. Aleksandra Elmazaj, me moshë 22 vjeçe, ish-bashkëjetuese.
Njoftim | Shërbimet e Stacionit të Policisë Roskovec, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit për të shtëna me armë zjarri në fshatin Luar, organizuan punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta, u identifikua dhe u arrestua shtetasi B. M., 37 vjeç, banues në Roskovec.
Nga veprimet hetimore rezultoi se, në fshatin Luar, Roskovec, shtetasi B. M. kishte qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, para banesës ku jetonte ish-bashkëjetuesja e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments