MBRETËRIA E DANIMARKËS | KRYEMINISTRJA METTE FREDERIKSEN: KRYEMINISTRI NORVEGJEZ DHE PRESIDENTI FINLANDEZ NUK BËNË MIRË QË FOLËN NË TELEFON ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN.

Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | Kryeministrja Mette Frederiksen kritikoi vendimin e presidentit finlandez Aleksandër (Alexander) Stubb dhe kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Store për të vepruar vetëm duke telefonuar presidentin Vladimir Putin.
“Jam shumë skeptike në lidhje me këtë iniciativë norvegjeze dhe finlandeze.
Nuk është rënë dakord me asnjërin prej nesh.
Sinqerisht, nuk e di se çfarë mendojnë se mund të arrijnë këto dy vende me këtë veprim”.
Kështu tha kryeministrja Mette Frederiksen para gazetarëve në prag të një takimi midis udhëheqësve nordikë, përfshirë Store dhe Stubb, në Finlandë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments