FSHATI MAQITEVË; THERANDË (SUHAREKË) | MIFTAR AHMETAJ DHE BLERTON AHMETAJ U ARRESTUAN; KULTIVIM HASHASHI DHE ARMË ZJARRI.

Fshati Maqitevë, Therandë (Suharekë), Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Miftar Ahmetaj, me moshë 44 vjeç.
2- Z. Blerton Ahmetaj, me moshë 19 vjeç.
Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.
2- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Më herët si bashkëpunëtor i tyre është arrestuar edhe:
1- Z. Fazli Ndrecaj, me moshë 47 vjeç.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments