SARANDË | VANDAM DEDEI U ARRESTUA; 11 KLANDESTINË NGA GREQIA.

Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Vandam Dedei, me moshë 30 vjeç, banues në Lushnje.
Njoftim | DVKM Vlorë.
Finalizohet operacioni i koduar “Tranzit”, goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 11 emigrantë nga Irani dhe Iraku, të cilët sapo kishin hyrë ilegalisht nga Greqia dhe synonin të kalonin në Itali, arrestohet 30-vjeçari.
Procedohen penalisht 11 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror.
Sekuestrohet automjeti (furgon) i përdorur për transportimin e tyre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të kontrolleve dhe punës hetimore për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Tranzit”.
Në kuadër të operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Lushnjë, i cili u kap në afërsi të Konispolit, duke transportuar me automjet (furgon), 11 shtetas nga Irani dhe Iraku, kundrejt pagesës 2500 eurosh për person.
11 emigrantët sapo kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, nëpërmjet kufirit tokësor me Greqinë, dhe dyshohet se synonin të kalonin ilegalisht në Itali.
Në vijim të veprimeve procedurale, 11 emigrantët u proceduan për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments