top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
KOLUMBI | PRESIDENTI ABELARDO DE LA ESPRIELLA: APELIME KUNDËR VENDIMEVE GJYQËSORE QË MË PENGOJNË TË LUFTOJ ASHPËRSISHT TREGTARËT E DROGËRAVE.
Bogotë, Kolumbi | “Vendimet gjyqësore respektohen, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të ndalojmë së sfiduari ato, veçanërisht kur besoj se masa të caktuara bien ndesh me kompetencat e Presidentit të Republikës”. Kështu tha presidenti Abelardo De la Espriella në një fjalim, duke njoftuar se do të apelojë tre vendime të fundit gjyqësore që e detyruan atë të lehtësojë masat gjithëpërfshirëse të marra për të luftuar kryengritjen dhe trafikun e drogës. Brenda një muaji, gjyqtarë
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | U KUMTUA SE SHBA-ës PËRJASHTUAN SHEFIN E AGJENCISË BËRTHAMORE TË TEHERANIT NGA SAMITI I IAEA-s NË VJENË.
Teheran, Iran | “Shefi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (IAO), Mohammad Eslami, dhe delegacioni i tij u përjashtuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga konferenca bërthamore e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Vjenë dhe janë kthyer në Teheran”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Isna”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
FINLANDË | MINISTRI I JASHTËM FRANCEZ ZHAN NOEL BARO (JEAN-NOËL BARROT): SULMI NË TREN SYNONTE TË PËRÇANTE ALEATËT E KIEVIT.
Stokholm, Finlandë | “Sulmi i papranueshëm ndaj një treni në kufirin ukrainas-polak synonte të përçante dhe frikësonte aleatët e Kievit”. Kështu tha ministri i Jashtëm francez Zhan Noel Baro (Jean-Noël Barrot) në margjinat e Samitit të Arktikut në Finlandë. “Këto sulme, kanë një objektiv shumë të qartë; të frikësojnë evropianët, t'i dekurajojnë dhe mbi të gjitha, t'i përçajnë. E gjithë kjo ndodhi pikërisht në një kohë kur Ukraina po priste një forum të madh mbështetjeje ekono
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | FINLANDA DO T’I BASHKOHET PROPOZIMIT TË FRANCËS PËR MBROJTJE TË PËRPARUAR BËRTHAMORE; NUMRI I VENDEVE QË I JANË BASHKUAR NISMËS SHKOI NË 10.
Paris, Francë | “Finlanda ka vendosur t'i bashkohet parandalimit të avancuar bërthamor të propozuar në muajin mars nga presidenti Emanuel Makron (Macron) për vendet evropiane”. Kështu njoftuan dy vendet në një deklaratë të përbashkët, duke shtuar se një grup koordinimi bërthamor do të krijohet në muajt e ardhshëm për të filluar zbatimin e këtij bashkëpunimi. Kjo e çon në dhjetë (10) numrin e vendeve evropiane që i janë bashkuar nismës franceze. Edhe pse Franca, së bashku me M
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI SUK; ROSKOVEC | BLEDAR BAKAJ U ARRESTUA; ENVER GREMI MBETI I PLAGOSUR.
Fshati Suk, Roskovec, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Bledar Bakaj, me moshë 52 vjeç. Ai konsiderohet i përfshirë në plagosjen e: 1- Z. Enver Gremi, me moshë 67 vjeç, babai i ish-bashkëjetueses. Ai është lidhje fisnore (daja) i deputetes së subjektit politik pushtetmbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë, Zegjine Çaushi. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI SUK; ROSKOVEC | BLEDAR BAKAJ U SHPALL NË KËRKIM POLICOR.
Fshati Suk, Roskovec, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor: 1- Z. Bledar Bakaj. Ai konsiderohet i përfshirë në sulm (dyshohet me çekiç) ndaj babait të ish-bashkëjetueses. Ai është lidhje fisnore (daja) i deputetes së subjektit politik pushtetmbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë, Zegjine Çaushi. Lajm në përditësim, ... 👇👇👇 Z. Beldar Bakaj u arrestua. I plagosu
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | EDMOND JATAGANI U ARRESTUA; NJOFTIM I RREMË PËR VENDOSJE LËNDE PLASËSE NË SHKOLLËN “EDIT DURHAM”.
Z. Edmond Jatagani Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Edmond Jatagani. Ai konsiderohet i përfshirë në kryerjen e një njoftimi të rremë, sipas të cilit, në shkollën publike 9-vjeçare “Edit Durham” ishte vendosur lëndë plasëse. Njoftim | Specialistët e Njësisë Antiterror arrestuan për veprat penale “Njoftimi i rremë në organet e rendit” dhe “Përhapja e informatave t
Agjencia Telegrafike Vox
PRISHTINË | ARBËR BYLYKBASHI U PROCEDUA PENALISHT.
Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht: 1- Z. Arbër Bylykbashi, me moshë 26 vjeç. Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal: 1- Armë gjahu. Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të pa
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI RRACAJ; GJAKOVË | LIRIM RAMA DHE JETMIR BUNJAKU U PROCEDUAN PENALISHT; SHERR; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR 3 VEPRA PENALE.
Fshati Rracaj, Gjakovë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht: 1- Z. Lirim Rama, me moshë 30 vjeç. 2- Z. Jetmir Bunjaku, me moshë 38 vjeç. Ata konsiderohen të përfshirë në sherr. Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. 2- “Kanos
Agjencia Telegrafike Vox
PEJË | NEXHMEDIN BOLETINI U KONSTATUA I VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.
Pejë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se: 1- Z. Nexhmedin Boletini, me moshë 47 vjeç, u konstatua i vdekur në spital; nga të dhënat penale paraprake kumtohet se ai ka qenë jashtë shtetit për disa ditë, në Malin e Zi (Ulqin). Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake për: 1- Vrasje. 2- Vetëvrasje. 3- Vdekje nga pakujdesia. 4- Vdekje nga shkaqe natyrale. Kufo
Agjencia Telegrafike Vox
PRISHTINË | VETON SHALA U ARRESTUA.
Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Veton Shala, me moshë 35. Ai konsiderohet i përfshirë në sherr me: 1- Z. Leotrim Dalipi, me moshë 33 vjeç. Shkaqet dhe rrethanat e sherrit janë nën hetim penal paraprak. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë,
Agjencia Telegrafike Vox
SULLTANATI I OMANIT | MINISTRI I JASHTËM BADR AL-BUSAIDI: TAKIMI I PLANIFIKUAR PËR NESËR MIDIS VENDEVE TË GJIRIT DHE IRANIT ËSHTË ANULUAR.
Muskat, Sulltanati i Omanit | “Ne mbetemi të përkushtuar për të nxitur një dialog që mbështet stabilitetin dhe bashkëpunimin e qëndrueshëm në rajonin tonë”. Kështu tha ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, duke njoftuar shtyrjen e samitit të planifikuar për nesër në vend, në të cilin do të merrnin pjesë Irani dhe shtetet e Gjirit, i cituar nga enti mediatik izraelit “Ynet”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.co
Agjencia Telegrafike Vox
ANAVISOS (AΝΆΒΥΣΣΟΣ); ATHINË | ALKET RIZA DYSHOHET SI I PËRFSHIRË NË TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI.
Anavisos (Aνάβυσσος), Athinë, Greqi | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë (Ελληνική Αστυνομία) morën dijeni se: 1- Të shtëna me armë zjarri pati në qytetin e Anavisosit, pranë Athinës. Një nga subjektet e përfshirë dyshohet edhe: 1- Z. Alket Rizai, i dënuar penal; i gjendur në liri të përkohshme për shkak të lehtësirave proceduriale penale. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbësh
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT SKËNDER HITA: FTOJ NXËNËSIT TË DENONCOJNË ATA QË SHESIN DROGË DHE QË USHTROJNË DHUNË NËPËR SHKOLLA.
Tiranë, Shqipëri | “Të dashur nxënës, Mos heshtni përballë një rreziku. Nëse shihni apo përballeni me një rast dhune, shpërndarjeje të narkotikëve, kërcënimesh, bullizmi, përfshirjes së bashkëmoshatarëve në veprimtari kundërligjshme apo çdo situatë tjetër që ju shqetëson, njoftoni mësuesin, prindin, oficerin e sigurisë dhe Policinë e Shtetit. Mos nguroni të flisni me prindërit, me psikologët, punonjësit socialë, mësuesit dhe me punonjësit e Policisë. Ndërhyrja në kohë për të
Agjencia Telegrafike Vox
VATIKAN | PAPA LEO XIV-të DO TË HAPË ASAMBLENË E DIOQEZËS SË ROMËS MË 18 SHTATOR.
Vatikan | Papa Leo XIV-të do të kryesojë Asamblenë Dioqezane të premten e ardhshme, më 18 shtator, në orën 17:30 në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran. Takimi, njofton Kardinali Vikar Baldo Reina në letrën e tij të ftesës, do të hapë zyrtarisht vitin e ri baritor. Çdo bashkësi famullitare do të ftohet të marrë pjesë me një përfaqësues, në mënyrë që Asambleja të pasqyrojë të gjithë familjen dioqezane. Do të jenë të pranishëm edhe disa përfaqësues të organeve pjesëmarrëse. Nga
Agjencia Telegrafike Vox
VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: JETOJMË NË SKENAR SHQETËSUES; KISHA DUHET TË JAPË SHPRESË; IPESHKVI DUHET TË KETË ZEMËR TË HAPUR PËR TË GJITHË JO VETËM PËR BESIMTARËT.
Vatikan | “Ne jetojmë në një epokë ndryshimesh të shpejta. Zhvillimet në teknologjitë e komunikimit dhe inteligjencën artificiale kanë hapur mundësi që deri para pak vitesh as nuk do t’i kishim imagjinuar. Por ata sigurisht nuk mund ta çlirojnë njerëzimin nga mëkati dhe pasojat e tij; krizat që po përjeton e tregojnë tragjikisht këtë”. Kështu tha Papa Leo XIV-të, në audiencën e tij me pjesëmarrësit në kursin e trajnimit për ipeshkvijtë e rinj. “Në një skenar kompleks dhe, në
Agjencia Telegrafike Vox
VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: TË KONSIDEROSH TRUPIN SI OBJEKT ËSHTË MOHIM I DINJITETIT; LIRIA PËR TË MENDUAR ËSHTË THEMELORE.
Vatikan | “Të reduktosh trupin në një objekt që duhet të asgjësohet në mënyrë arbitrare është gjithmonë një mohim i dinjitetit të personit”. Kështu tha Papa Leo XIV-të, në audiencën e përgjithshme, duke vazhduar katekezën e tij mbi dokumentet e Këshillit (Koncilit) të Dytë të Vatikanit. Duke përsëritur pohimet e Kushtetutës Gaudium et Spes, Papa Leo XIV-të shtoi se: “Nuk është e lejueshme të përçmosh jetën trupore të njeriut dhe duhet ta konsiderosh trupin tënd të mirë dhe të
Agjencia Telegrafike Vox
LITUANI | QENDRA KOMBËTARE E MENAXHIMIT TË KRIZAVE HAPI AEROPORTIN E VILNIUSIT PAS NJË ALARMI PËR DRON.
Vilnius, Lituani | “Lituania ka njoftuar se pamja e dyshuar e një droni në hapësirën e saj ajrore, e cila shkaktoi mbylljen e aeroportit të Vilniusit dhe dërgimin e të paktën një avioni luftarak nga NATO, rezultoi të ishte një tufë zogjsh”. Kështu raportoi agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters). “Alarmi për sulm ajror u anulua dhe aeroporti u rihap brenda 38 minutash pasi një aeroplan luftarak i NATO-s kreu një identifikim vizual”. Kështu njoftoi Qendra Kombëtare e Men
Agjencia Telegrafike Vox
POLONI | KRYEMINISTRI DONALD TUSK: PËRSHKALLËZIMI I SITUATËS NGA RUSIA PO BËHET REALITET; NUK E PËRJASHTOJMË MUNDËSINË QË KJO TË SHTRIHET EDHE NË TERRITORIN TONË.
Varshavë, Poloni | “Përshkallëzimi i veprimeve ruse po bëhet realitet dhe shembuj të kësaj po shfaqen gjithnjë e më afër kufirit tonë”. Kështu tha kryeministri polak Donald Tusk, gjatë një takimi të jashtëzakonshëm informues me shërbimet e sigurisë, i cili u thirr pas sulmit rus ndaj një treni në territorin ukrainas pranë kufirit polak, i cituar nga agjencia kombëtare shtetërore e lajmeve “Pap” (Polska Agencja Prasowa). “Sulmet e kryera mbrëmë tregojnë se rusët janë të gatshë
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: NUK PËRJASHTOHEN BISEDIMET TREPALËSHE ME SHBA-ës DHE UKRAINËN NË MUAJIN TETOR.
Moskë, Federata Ruse | “Rusia nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së bisedimeve trepalëshe mbi Ukrainën në tetor”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Tass”. “Po, nuk po e përjashtojmë këtë mundësi. Po flasim për të ardhmen e afërt. Pra, tetori është padyshim një mundësi. Nuk mund të përjashtohet”, - tha zëdhënësi Peskov, kur u pyet nëse bisedimet mund të zhvillohen atë muaj. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agj
Agjencia Telegrafike Vox
INDI | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN: DËRGIMI I TRUPAVE EVROPIANE NË UKRAINË DO TË ISHTE NJË LUFTË KUNDËR RUSISË.
Dehli i Ri, Indi | “Për momentin, ata thonë se po vlerësojnë nëse do të dërgojnë trupa në territorin ukrainas. Kjo përbën një luftë kundër Rusisë”. Kështu tha presidenti Vladimir Putin, duke folur nga Dehli i Ri, ku po merr pjesë në samitin e BRICS-it (organizatë ku bëjnë pjesë Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
INDI | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: KRYEMINISTRI INDIAN NARENDRA MODI DHE PRESIDENTI KINEZ SHI XHINPING (XI JINPING) OFRUAN NDIHMË PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS NË UKRAINË.
Dehli i Ri, Indi | “Kryeministri indian Narendra Modi dhe presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping) ofruan në mënyrë aktive ndihmën e tyre për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje për luftën në Ukrainë dhe se presidenti Vladimir Putin mirëpriti gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve “Tass”. “Gjatë bisedimeve dypalëshe në margjinat e samitit të BRICS-it në Dehlin e Ri Modi dhe
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | MINISTRI I JASHTËM UKRAINAS ANDRI SIBIHA (ANDRIY SYBIHA): BARBARËT RUSË JANË TE PORTAT E BASHKIMIT EVROPIAN DHE TE PORTAT E NATO-s.
Kiev, Ukrainë | “Një stacion benzine në Yahodin, pranë kufirit ukrainas-polak, u godit gjatë një sulmi masiv me dron në Ukrainë, duke shkaktuar një zjarr të madh”. Kështu shkroi ministri i Jashtëm ukrainas Andri Sibiha (Andriy Sybiha), në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), ndërsa enti mediatik “NextaTv” botoi pamjet, duke specifikuar se një pikë karburanti dhe disa kamionë ishin në flakë pranë pikës kufitare. “Ky është terrori i Putinit, që troket drejtpërdrejt në dyert e Bash
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | MINISTRI I JASHTËM POLAK RADOSLAU (RADOSŁAW) SIKORSKI: DENONCOJ PËRSHKALLËZIMIN RUS; DUHET TA DYFISHOJMË MBËSHTETJEN TONË PËR UKRAINËN.
Kiev, Ukrainë | “Sulmet me dronë rusë pranë kufirit polak, përfshirë një kundër një treni që shkonte në Varshavë, përfaqësojnë një përshkallëzim të luftës nga Moska”. Kështu tha ministri i Jashtëm polak, Radoslau (Radosław) Sikorski nga Kievi, duke bërë thirrje për dyfishimin e mbështetjes për Ukrainën. “Ky është një përshkallëzim, kjo është një tjetër sfidë e madhe për Ukrainën dhe për viktimat e mundshme të ardhshme të agresionit rus, dhe kjo do të thotë që ne duhet të dyfi
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


