LAGJJA “BESËLIDHJA”; “KOMPLEKSI I BANIMIT MILENIUM”; LEZHË | ALEKSANDËR NDOJËS IU VENDOS LËNDË PLASËSE NË AUTOMJET.

Lagjja “Besëlidhja”, “Kompleksi i banimit Milenium”, Lezhë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Aleksandër Ndoja iu vendos lëndë plasëse në automjet.
Njoftim | Rreth orës 01:50, në një ambient parkimi (garazh), në afërsi të zonës së ‘Mileniumit’, në qytetin e Lezhës, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse në një automjet tip ‘Benz’, në pronësi të shtetasit A. N.
Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.”
Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse shpërthimi ka lidhje me konfliktet apo aktivitetin e mëparshëm të pronarit të automjetit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments