BOLIVI | PRESIDENTI RODRIGO PAZ: SHPALL EMERGJENCË KOMBËTARE PËR SHKAK TË FENOMENIT EL NINO; MBI 78 MIJË FAMILJE TË PREKURA NGA THATËSIRA.

La Paz, Bolivi | “Presidenti Rodrigo Paz ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare për të adresuar efektet e fenomenit të motit El Nino, i cili kërcënon vendin me thatësira dhe përmbytje.
Masa, e zyrtarizuar me Dekretin Suprem 5759, do të mundësojë mobilizimin e burimeve njerëzore dhe ekonomike, do të forcojë ekipet e shpëtimit dhe do të koordinojë ndërhyrjet me autoritetet lokale dhe organizatat ndërkombëtare të bashkëpunimit”.
Kështu raportuan entet mediatike vendore.
Sipas të dhënave të fundit zyrtare thatësira ka prekur tashmë mbi 78 mijë familje në gjashtë nga nëntë departamentet e Bolivisë dhe ka shkaktuar humbjen e mbi 75 mijë krerë bagëtish.
Për më tepër, 63 komunitete kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të mungesës së ujit.
Presidenti La Paz paralajmëroi se fenomeni mund të ketë pasoja veçanërisht të rënda, duke alternuar periudha thatësire me reshje të mëdha shiu dhe përmbytje.
Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar gjithashtu për rrezikun që ngjarja aktuale El Nino të arrijë një intensitet të jashtëzakonshëm.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments