top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
MBRETËRIA E DANIMARKËS | NJË FREGATË RUSE SHTIU ME MJETE PIROTEKNIKE NDAJ NJË HELIKOPTERI DANEZ.
Kopenhagen, Mbretëria e Danimarkës | “Tensione të reja midis Rusisë dhe Evropës dhe NATO-s; një fregatë ruse qëlloi me mjete piroteknike drejt një helikopteri ushtarak danez në ujërat ndërkombëtare, pranë brigjeve të Danimarkës”. Kështu njoftoi ndër të tjera Ushtria e vendit nordik, anëtar i NATO-s, e cituar nga enti mediatik vendor “Copenhagen Post”. “Helikopteri po kryente një mision rutinë për të fotografuar anijen ruse”, njoftoi Komanda e Mbrojtjes Daneze. “Kopenhageni do
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | SEKRETARI I KËSHILLIT SUPREM TË SIGURISË KOMBËTARE MOHSEN REZAEI: ASNJË NEGOCIATË ME SHBA-ës.
Teheran, Iran | Kreu i agjencisë më të lartë të sigurisë së Iranit hodhi poshtë sot çdo dialog me ShBA-ës për t'i dhënë fund luftës, fill pasi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se ishte i hapur për bisedime. “Mos u shpërqendroni nga sinjalet e përziera të presidentit amerikan, të cilat ndërthuren (alternojnë) midis asnjë negociatë dhe jemi gati të flasim me Iranin”. Kështu shkroi sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare, Mohsen Rezaei, në rrjetin shoqëror v
Agjencia Telegrafike Vox


NAPOLI | FABJAN PEKA U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR; SHERR ME KRYEMINISTRIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA.
Z. Fabjan Peka Napoli, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) shoqëruan për intervistim policor: 1- Z. Fabjan Peka; ai është lidhje fisnore e z. Maxhun Peka, ish-ambasador në Republikën Socialiste të Vietnamit (Cộng hòa Xã hội Chủ nghĩa Việt Nam), gjatë periudhës kur Shqipëria ishte nën thundrën staliniste. Ai u konsiderua i përfshirë në konflikt verbal dhe fizik me kryeminist
Agjencia Telegrafike Vox
PANAMA | PRESIDENTI JOSE RAUL MULINO: LUFTË PA KOMPROMIS KUNDËR BANDAVE KRIMINALE; O NE O ATA.
Qyteti i Panamasë, Panama | Presidenti Jose Raul Mulino, përsëriti masat e tij të ashpra kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar gjatë një ceremonie diplomimi për oficerët e rinj të policisë. Duke theksuar nevojën për bashkëpunim ndërkombëtar me vende të ndryshme të Amerikës Latine, ai paralajmëroi se me mua, Panamaja nuk do t'i nënshtrohet trafikut të drogës, le të jetë e qartë kjo. “Ose trafikantët e drogës ose ne”, - tha presidenti Mulino, duke mbrojtur operacio
Agjencia Telegrafike Vox
ARABIA SAUDITE | 13 CIVILË TË PLAGOSUR NGA SULMET E REBELËVE HUTHI TË MBËSHTETUR NGA IRANI.
Riad, Arabia Saudite | “Një seri sulmesh të kryera dje nga Huthitë e Jemenit duke përdorur raketa balistike dhe dronë plagosën 13 civilë në jug të Arabisë Saudite”. Kështu njoftoi sot koalicioni ushtarak i udhëhequr nga Riadi kundër rebelëve pro-iranianë. “Të hënën, më 14 shtator 2026, milicia nisi sulme kundër objektivave civile në qytetet Khamis Mushait, Abha dhe Taif duke përdorur raketa të shumta balistike dhe dronë, duke shkaktuar lëndime të lehta deri të moderuara në tr
Agjencia Telegrafike Vox
LITUANI | PRESIDENTI GITANAS NAUSEDA: AVIONËT LUFTARAKË TË NATO-s RRËZUAN NJË DRON MBI LITUANI.
Vilnius, Lituani | “Avionët luftarakë të NATO-s kanë rrëzuar një dron mbi Lituani”. Kështu njoftoi presidenti i vendit anëtar të Aleancës Atlantike, Gitanas Nauseda. “Një dron që shkeli hapësirën ajrore lituaneze gjatë natës u rrëzua shpejt nga avionët luftarakë të NATO-s”, shkroi presidenti Nauseda në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), pa specifikuar se cilit vend i përkiste droni. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.co
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | KORPUSI I GARDËS REVOLUCIONARE ISLAMIKE: NJË CISTERNË NAFTE SHPËRTHEU PASI U PËRPLAS ME MINAT DETARE.
Teheran, Iran | “Një anije cisternë nafte shpërtheu dhe u përfshi nga flakët pasi goditi minat në Ngushticën e Hormuzit”. Kështu tha Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Fars”. Korpusi i Gardës nuk specifikoi se kur ndodhi incidenti. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
MITROVICË | ILIR ADEMI U DËNUA ME 10 VJET BURG PËR ABUZIM SEKSUAL ME NJË VAJZË TË MITUR.
Mitrovicë, Republika e Koosvës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner Gjykata Themelore në Mitrovicë shqiptoi dënim penal me dhjetë (10) vjet heqje lirie ndaj: 1- Z. Ilir Ademi, ish-punonjës pranë një shkolle publike; ai u gjykua për abuzim seksual ndaj një subjekti (femër) të mitur, me moshë shtatë (7) vjeçe. Si dënim plotësues iu shqiptua ndalimi i ushtrimit të profesionit në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës për pesë (5) vjet. Ai
Agjencia Telegrafike Vox
KANADA | KRYEMINISTRI MARK KARNI (CARNEY): LYPET NGRITJA E NJË ORGANI BOTËROR PËR STABILITETIN E TEKNOLOGJISË SË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE.
Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kanadasë | “Kanadaja bën thirrje për krijimin e një organi botëror për stabilitetin teknologjik për të ndihmuar në mbikëqyrjen e inteligjencës artificiale dhe për të siguruar sigurinë e saj”. Kështu tha kryeministri Mark Karni (Carney), në një intervistë me agjencinë amerikane të lajmeve “Bloomberg”. “Nevojitet koordinim. Në fund të fundit, sipas mendimit tonë, do të kishte kuptim të krijohej një komitet për stabilitetin e teknologjisë, i modelua
Agjencia Telegrafike Vox
IRAK | NJË KASAP U DËNUA ME 10 VJET BURG; SHITI 75 KG MISH DERRI DUKE GËNJYER KLIENTËT SE ISHTE MISH VIÇI.
Bagdad, Irak | Një kasap u dënua me 10 vjet heqje lirie për shitjen e mishit të derrit te klientët në një nga qytetet më të shenjta të Islamit, duke i mashtruar ata që të besonin se ishte mish viçi. Këshilli i Lartë Gjyqësor e shpalli kasapin fajtor pas arrestimit të tij në Naxhaf, vendlindja e një prej faltoreve shiite më të nderuara në botë, për posedim të 75 kilogramëve mish derri. Edhe pse Islami ndalon konsumimin e mishit të derrit, i cili konsiderohet i papastër, ligji
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): DËNOJ SULMET E REBELËVE HUTHI KUNDËR ARABISË SAUDITE.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Dënoj sulmin e rebelëve Huthi kundër Arabisë Saudite. Ne qëndrojmë në solidaritet me partnerët tanë të Gjirit përballë sulmeve të pamëshirshme nga përfaqësuesit e Iranit. Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë për të siguruar lundrim të sigurt dhe të lirë nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe për stabilitetin në Lindjen e Mesme. Kjo është një çështje që na shqetëson të gjithëve”. Kështu shkroi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von d
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): UKRAINA DHE RUSIA KANË RËNË DAKORD TË MOS GODASIN OBJEKTIVAT ENERGJETIKE.
Uashington, Amerikës | “Rritja e çmimeve të benzinës është shkaktuar nga ky konflikt, jo nga Irani. Ukraina ka rënë dakord të mos godasë objektivat ruse të energjisë. Rusia ka rënë dakord të bëjë të njëjtën gjë! Rritja botërore e çmimit të benzinës është shkaktuar kryesisht nga lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, jo nga Irani”. Kështu shkroi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror virtual “Truth”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): SHBA-ës KANË AVANTAZHIN NDAJ INTELIGJENCËS ARTIFICIALE; MOS E VRISNI PATËN QË BËN VEZË TË ARTA.
Uashington, Amerikës | “Arsyeja e vetme pse po ndodh bumi i inteligjencës artificiale dhe qendrave të të dhënave është sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë më përpara se çdo vend tjetër. Mos e vrit patën që lëshon vezët e arta”. Kështu shkroi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror virtual “Truth”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): ÇMIMET E NAFTËS DO TË BIEN NDJESHËM ME PËRFUNDIMIN E LUFTËS NË IRAN.
Uashington, Amerikë | “Çmimet e naftës do të bien sapo të përfundojë konflikti ushtarak me Iranin, dhe kjo nuk do të zgjasë shumë”. Kështu tha presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror virtual “Truth”, duke e fajësuar ish-presidentin Xhëu Baidn (Joe Biden) për rritjen e çmimeve në Amerikë. “Shpresoj që të gjithë ta kuptojnë se rritjet e çmimeve në të gjithë Amerikën u shkaktuan nga Xhëu Baideni (Joe Biden) dhe administrata e tij, jo nga Trampi (Trump). Edhe
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | POLICIA E SHTETIT REFEROI AKTE PROCEDURIALE PENALE NË PROKURORINË VENDORE KUNDËR NJË SUBJKETI QË KONSIDEROHET I PËRFSHIRË NË KANOSJE TELEGRAFIKE NDAJ GAZETARIT OSMAN STAFA.
Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit referuan akte proceduriale penale në Prokurorinë vendore ndaj një subjketi që konsiderohet i përfshirë në kanosje telegrafike ndaj: 1- Z. Osman Stafa, me moshë 34 vjeç, me profesion gazetar. Njoftim | Strukturat e Policisë së Shtetit kanë referuar materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjit
Agjencia Telegrafike Vox
FINLANDË | 12 VENDE EVROPIANE I KËRKOJNË BASHKIMIT EVROPIAN TË FORCOJË PRANINË NË ARKTIK KUNDËR RUSISË DHE PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP).
Helsinki, Finlandë | Dymbëdhjetë vende evropiane i kanë kërkuar Bashkimit Evropian të forcojë praninë e tij në Arktik, pasi rajoni po bëhet fushëbetejë kyçe gjeopolitike pas kërcënimeve nga Rusia dhe presidenti i ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump). “Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian të marrë një rol më strategjik dhe proaktiv në Arktikun Evropian”. Kështu shkruan vendet në një deklaratë të përbashkët pas një samiti në Finlandën veriore, ku morën pjesë, ndër të tjera, Dan
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) | EKZISTON KOMPLOT KUNDËR INTELIGJENCËS ARTIFICIALE.
Uashington, Amerikë | “E vetmja gjë që i duhet Inteligjencës Artificiale është një president i fortë dhe inteligjent (me një IQ të lartë), dhe Shtetet e Bashkuara kanë një të tillë, me të vërtetë”. Kështu shkroi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin shoqëror virtual “Truth”, duke theksuar se administrata Tramp (Trump) ka penguar disa personazhe të inteligjencës artificiale të kryejnë veprime të dëmshme ose potencialisht të dëmshme - si Dario Amodei i “Anthropic”-u
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E JASHTME: THIRRJA E GJIGANTËVE TË INTELIGJENCËS ARTIFICIALE PËR TË NGADALËSUAR RITMIN ËSHTË ALARMANTE.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Kina kritikon thirrjet e udhëheqësve amerikanë të gjigantëve të inteligjencës artificiale - përfshirë Dario Amodei të Anthropic-ut, Sem Olltmenit (Sam Altman) të OpenAI-t dhe lln Maskut (Elon Musk) të SpaceX-it - për të ngadalësuar zhvillimin e teknologjisë për shkak të rreziqeve të përparimit shumë të shpejtë, në favor të sistemeve të sigurta. Parandjeshmëria, konfrontimi dhe konkurrenca vetëm sa do të pengojnë procesin e qeverisjes botë
Agjencia Telegrafike Vox
ELBASAN | XHEMAL ÇELA U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.
Elbasan, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një askidenti automobilistik që ngjau në aksin rrugor “Bradashesh-Peqin”, mbeti i vdekur: 1- Z. Xhemal Çela, me moshë 69 vjeç, biçiklist. U arrestua drejtuesi i automjetit tip “Audi” me targë AA 089 DJ. Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij ar
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: DO TË VAZHDOJMË TË VEPROJMË NË TË GJITHË UKRAINËN.
Moskë, Federata Ruse | “Forcat ruse po kryejnë detyrat e tyre në të gjithë territorin e Ukrainës, vazhdojnë ta bëjnë këtë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, duke iu përgjigjur ankesave nga Kievi dhe Bashkimi Evropian në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj trenit pranë kufirit me Poloninë, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | w
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | PARTIA KOMUNISTE BËRI KËRKESË T’I ANËTARËSOHET BRICS-it PËR TË SHPËTUAR NGA BLLOKADA AMERIKANE.
Havanë, Kubë | Ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez mori pjesë në samitin e BRICS-it në Delhin e Ri të Indisë për të ndërtuar aleanca, duke u takuar me homologë nga katër vende, përfshirë Brazilin dhe Indinë. Gjatë takimit, minitri Rodriguez shprehu dëshirën e Havanës për t'u bashkuar me grupin si anëtar i plotë për të pasur akses në një sistem financiar alternativ dhe për të promovuar de-dollarizimin global. Në fjalën e tij, ai sulmoi ashpër Uashingtonin për masat e tij të fun
Agjencia Telegrafike Vox
PESË VENDE TË AMERIKËS QENDRORE PO FESTOJNË BASHKARISHT PAVARËSINË E FITUAR NË VITIN 1821 KUR DEKLARUAN SHKËPUTJEN NGA PERANDORIA SPANJOLLE.
Qyteti i Guatemalës, Guatemalë | Më 15 shtator 1821, autoritetet e Kapitenatit të Përgjithshëm të Guatemalës nënshkruan Aktin e Pavarësisë së Amerikës Qendrore. Kjo ngjarje shënoi çlirimin nga Perandoria Spanjolle të territorit që sot përfshin pesë kombe sovrane, Guatemalën, Hondurasin, Salvadorin, Nikaraguan dhe Kosta Rikën. Përfaqësuesit e provincave u mblodhën në Qytetin e Guatemalës për të nënshkruar së bashku dokumentin. Tranzicioni politik ndodhi në mënyrë paqësore falë
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | PRESIDENTI ABELARDO DE LA ESPRIELLA: APELIME KUNDËR VENDIMEVE GJYQËSORE QË MË PENGOJNË TË LUFTOJ ASHPËRSISHT TREGTARËT E DROGËRAVE.
Bogotë, Kolumbi | “Vendimet gjyqësore respektohen, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të ndalojmë së sfiduari ato, veçanërisht kur besoj se masa të caktuara bien ndesh me kompetencat e Presidentit të Republikës”. Kështu tha presidenti Abelardo De la Espriella në një fjalim, duke njoftuar se do të apelojë tre vendime të fundit gjyqësore që e detyruan atë të lehtësojë masat gjithëpërfshirëse të marra për të luftuar kryengritjen dhe trafikun e drogës. Brenda një muaji, gjyqtarë
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | U KUMTUA SE SHBA-ës PËRJASHTUAN SHEFIN E AGJENCISË BËRTHAMORE TË TEHERANIT NGA SAMITI I IAEA-s NË VJENË.
Teheran, Iran | “Shefi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (IAO), Mohammad Eslami, dhe delegacioni i tij u përjashtuan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga konferenca bërthamore e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) në Vjenë dhe janë kthyer në Teheran”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Isna”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


