top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “KASTRIOTËT”; TIRANË | SAVERJO DACI U ARRESTUA.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
5 hours ago
1 min read

Rruga “Kastriotët”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Saverjo Daci, me moshë 20 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 20-vjeçari.


Procedohen penalisht 2 familjarët e 20-vjeçarit, pasi kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë kontrollit të banesës.


Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe municion.


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara, në rrugën “Kastriotët” kanë ndaluar për kontroll automjetin me të cilin udhëtonte shtetasi S. D, 20 vjeç, banues në Tiranë.


Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.


Në vijim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 20 vjeç, banues në Tiranë.


Ndërkohë, shtetasit A. D, 51 vjeç, dhe L. D, 23 vjeç, (familjarë të 20-vjeçarit), u proceduan në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit të banesës kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë për të penguar kryerjen e kontrollit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All
TIRANË | ANDI SHTËPANI U ARRESTUA.

Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Andi Shtëpani, me moshë 26 vjeç. 2- Z. Leonardo Kol

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page