ITALI | HAKERËT SULMUAN SISTEMET E FTOHJES SË SUPERMARKETEVE NË SIÇILI.

Ishulli i Siçilisë, Itali | “Në disa dyqane ‘Coop’, të paktën tre në Katania dhe një në Palermo, kanë ndodhur sulme hakerash ndaj sistemeve të ftohjes së banakëve të ushqimit”.
Kështu tha drejtori i përgjithshëm i grupit “Radenza”, Xhuzepe (Giuseppe) Spadaro, i cili menaxhon supermarketet me markën “Coop”.
“Sulmi, çoi në ndryshime në cilësimet e temperaturës, mbinxehje të banakëve dhe prishje të ushqimit.
Policia postare po rindërton origjinën dhe shkallën e sulmeve dhe po verifikon nëse ka apo jo ndonjë lidhje me ngjarje në vende të tjera evropiane.
Sulmi ndodhi në orën 4 të mëngjesit.
Ne po vlerësojmë dëmin. Në disa raste, e kemi zgjidhur problemin.
Ne kemi kontaktuar tashmë Agjencinë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike dhe kemi aktivizuar protokollet për të kryer hetime të thella”, - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments