BAZA AJRORE E KUÇOVËS | USHTARAKU ELTION DYRMO U KONSTATUA I PLAGOSUR.

Baza Ajrore e Kuçovës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Eltion Dyrmo, ushtarak, u konstatua i plagosur.
Njoftim | Ministria e Mbrojtjes informon se, më datë 3 nëntor 2026, rreth orës 16:46, gjatë kryerjes së shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, efektivi E.D është plagosur në shpatull me armën e shërbimit.
Menjëherë pas ngjarjes, efektivit iu dha ndihma e parë mjekësore dhe u transportua në Spitalin Rajonal të Beratit.
Sipas vlerësimit të mjekëve, parametrat jetësorë janë brenda normës dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Efektivi është nisur drejt Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, për të vijuar trajtimin mjekësor të specializuar.
Policia Ushtarake ndodhet në vendngjarje dhe po vijon procedurat për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Ministria e Mbrojtjes po ndjek nga afër situatën dhe gjendjen shëndetësore të efektivit, të cilit i uron shërim të shpejtë, u tha në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments