top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ZGJIMI I NJË VRIME TË ZEZË U VËZHGUA DREJTPËRDREJT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 19, 2024
  • 2 min read
ree

Bruksel, Belgjikë | Zgjimi i një vrime të madhe të zezë u vëzhgua drejtpërdrejt për herë të parë: ajo ndodhet në qendër të një galaktike që në fund të vitit 2019 papritmas filloi të shkëlqejë më e ndritshme se kurrë.

 

Ndryshimet e tij u monitoruan me disa observatorë hapësinorë dhe tokësorë, duke përfshirë Teleskopin Shumë të Madh të Observatorit Evropian Jugor, për një studim që po publikohet në revistën Astronomy & Astrophysics.

 

Imagjinoni që për vite të tëra të keni vëzhguar një galaktikë të largët që është shfaqur gjithmonë e qetë dhe joaktive”, tha znj. Paula Sançez (Sánchez) Sáez, një astronome në ESO, në Gjermani, dhe autore kryesore e studimit.

 

Papritur, bërthama e saj fillon të tregojë ndryshime të qarta në shkëlqim, ndryshe nga çdo ngjarje tjetër tipike e vërejtur deri më tani.

 

Kjo është ajo që ndodhi me galaktikën SDSS1335+0728, 300 milionë vite dritë larg, në yjësinë e Virgjëreshës.

 

Që kur u bë kaq e ndritshëme në muajin dhjetor të vitit 2019, ajo është klasifikuar si me një bërthamë aktive galaktike, e cila është një rajon kompakt, e ndritshëm e mundësuar nga një vrimë e zezë shumë masive.

 

Pas më shumë se katër vjetësh, SDSS1335+0728 vazhdon të bëhet gjithnjë e më e ndritshëme dhe kjo përjashton mundësinë që shkëlqimi i tij të jetë për shkak të fenomeneve më të shpejta si shpërthimi i një supernove ose shkatërrimi i një ylli të copëtuar nga një vrimë e zezë.

 

Duke krahasuar vëzhgimet e bëra para dhe pas dhjetorit 2019, studiuesit zbuluan se SDSS1335+0728 tani rrezaton shumë më tepër dritë në gjatësi vale ultravjollcë, optike dhe infra të kuqe.

 

Galaktika gjithashtu filloi të lëshojë rreze X në shkurt 2024.

 

Kjo sjellje është e paprecedentë”, tha znj. Sánçez Sáez.

 

Opsioni më konkret për të shpjeguar këtë fenomen është se ne po shohim bërthamën e galaktikës që po fillon të shfaqë aktivitet”, shton bashkëautorja e studimit Lorena Hernández García, nga Universiteti i Valparaíso-s në Kili, kjo do të ishte hera e parë që ne shohim aktivizimin e një vrime të zezë masive në kohë reale.

 

Këto përbindësha gjigante zakonisht flenë dhe nuk janë drejtpërdrejt të dukshme”, shpjegon Klaudio Riçi (Claudio Ricci), nga Universiteti Diego Portales në Kili.

 

Në rastin e SDSS1335+0728, ne ishim në gjendje të vëzhgonim zgjimin e vrimës së zezë masive, e cila papritmas filloi të shfaqej dhe u ushque me gazin e disponueshëm aty pranë, duke u bërë shumë e ndritshëme. Ky proces nuk është vërejtur kurrë më parë”, përfundoi z. Hernández García.

 

Megjithatë, do të nevojiten vëzhgime të mëtejshme për të përjashtuar shpjegime të tjera të mundshme alternative.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page