top of page
E BARDHË SHIRIT.png

UKRAINA PO SHQYRTON KALIMIN NGA DOLLARI NË EURO.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 4 min read

Kiev, Ukrainë | Ukraina po fillon të marrë në konsideratë një largim nga dollari amerikan, ndoshta duke e lidhur monedhën e saj më ngushtë me euron, mes copëzimit të tregtisë globale dhe lidhjeve të saj në rritje me Evropën”, tha për agjencinë e lajmeve Rojtërs (Reuters) guvernatori i Bankës Qendrore Endri Pishni (Andriy Pyshnyi).

 

Anëtarësimi i mundshëm në Bashkimin Evropian, një forcim i rolit të BE-së në sigurimin e aftësive tona mbrojtëse, paqëndrueshmëria më e madhe në tregjet globale dhe probabiliteti i fragmentimit të tregtisë globale, po e detyrojnë bankën qendrore të rishikojë nëse euro duhet të jetë monedha referuese për hryvnia të Ukrainës në vend të dollarit”, tha z. Pishni (Pyshnyi) në komentet e dërguara me email.

 

Kjo punë është komplekse dhe kërkon përgatitje me cilësi të lartë dhe të gjithanshme”, shtoi ai, në komentet më të drejtpërdrejta nga një zyrtar ukrainas mbi një ndryshim të mundshëm.

 

Dollari dominon tregtinë ndërkombëtare dhe përbën pjesën më të madhe të rezervave globale.

 

Ekonomitë e mëdha, përfshirë Arabinë Saudite dhe Hong Kongun, i lidhin monedhat e tyre me dollarin.

 

Por nën drejtimin e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), ShBA-ës kanë nisur një luftë tregtare duke futur ato që mund të jenë tarifat më të larta në një shekull, një veprim që i ka bërë disa vëzhgues të vënë në pikëpyetje rolin e ardhshëm të dollarit si monedhë rezervë globale.

 

Tani në vitin e katërt të luftimit të një pushtimi nga Rusia, Ukraina ka parë gjithashtu që presidenti Tramp (Trump) ka ndërprerë përkohësisht një pjesë të ndihmës ushtarake për vendin.

 

Udhëheqësit evropianë, përfshirë ata nga BE-ja, janë zotuar të forcojnë ushtrinë e Kievit për të siguruar që ajo të jetë gurthemeli i sigurisë së ardhshme në Ukrainë, por përparimi ka qenë i vështirë.

 

Ndërkohë, Ukraina arriti një marrëveshje që u jep Shteteve të Bashkuara akses preferencial në marrëveshjet e reja minerale të Ukrainës, e cila, financon investimet në rindërtimin e vendit.

 

Që nga rikthimi i presidentit Tramp (Trump) në Shtëpinë e Bardhë, dollari amerikan ka rënë me më shumë se 9% kundrejt një shporte valutash kryesore, ndërsa investitorët po tërhiqen nga zotërimi i aseteve amerikane.

 

Disa ekspertë paralajmërojnë kundër lidhjes së forcës së dollarit me statusin e tij si monedhë rezervë.

 

Megjithatë, historikisht, zotërimet e dollarit kanë qenë të lidhura me aleancat e sigurisë dhe lidhjet ushtarake me Uashingtonin.

 

Transaksionet me dollarin amerikan vazhdojnë të dominojnë të gjitha segmentet e tregut të valutave”, tha z. Pishni (Pyshnyi), por pjesa e transaksioneve në euro është rritur në shumicën e segmenteve, megjithëse deri më tani në mënyrë të moderuar. Ai nuk dha hollësira.

 

Ukraina lançoi hryvnia në vitin 1996 dhe, gjatë dekadave, ka përdorur dollarin si monedhë referuese.

 

Menjëherë pas pushtimit të Rusisë në shkurt të vitit 2022, banka qendrore vendosi kontrolle mbi kapitalin dhe e fiksoi hrivnian në një kurs zyrtar prej rreth 29 për dollarin amerikan.

 

Ukraina u detyrua të zhvlerësonte më vonë për shkak të një grumbullimi të çekuilibrave fiskalë.

 

Në tetor të vitit 2023, banka qendrore kaloi nga një regjim i fiksuar fort i kursit të këmbimit në një regjim të menaxhuar të kursit të këmbimit që përdor dollarin amerikan si referencë - matësin për të matur ndërhyrjet valutore dhe për të zbutur luhatjet në kursin e këmbimit.

 

BE-ja hapi bisedimet e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë gati një vit më parë, megjithëse një rrugë e gjatë dhe e vështirë e pret atë përpara përpara se të mund të bashkohet me bllokun.

 

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leien (Leyen), tha në shkurt se Ukraina mund të jetë anëtare deri në vitin 2030, me kusht që të vazhdojë të zbatojë reforma në sistemin e saj politik dhe gjyqësor me ritmin aktual.

 

Në përgatitje, Moldavia e ndryshoi monedhën e saj referuese për lein moldav në euro nga dollari më 2 janar.

 

Një ringjallje e investimeve dhe aktivitetit të konsumatorëve falë lidhjeve më të ngushta me Evropën dhe normalizimit ekonomik do të ndihmonte që rritja ekonomike të përshpejtohej pak gjatë dy viteve të ardhshme në 3.7-3.9%”, tha z. Pishni (Pyshnyi), megjithëse pjesa më e madhe e trajektores ekonomike varet nga mënyra se si zhvillohet konflikti.

 

Një përfundim i shpejtë i luftës do të ishte qartë një skenar pozitiv me rezultate të mira ekonomike nëse do të përfshinte garanci sigurie për Ukrainën”, tha ai.

 

Megjithatë, është thelbësore të pranohet se përfitimet ekonomike të përfundimit të luftës ka të ngjarë të duan kohë që të materializohen plotësisht.

 

Ukraina po mbështetet në financimin e jashtëm për të ndihmuar në financimin e përpjekjeve të luftës.

 

Ai tha se priste 55 miliardë dollarë këtë vit, të cilat, jo vetëm që do të mbulonin deficitin buxhetor, por, do të përdoreshin edhe për të lënë mënjanë një rezervë të financave publike për vitet e ardhshme, kur vëllimet e ndihmës ka të ngjarë të fillojnë të bien.

 

Ne parashikojmë që Ukraina do të marrë rreth 17 miliardë dollarë në vitin 2026 dhe 15 miliardë dollarë në vitin 2027”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page