STACIONI NDËRKOMBËTAR HAPËSINOR: RRJEDHJA E AJRIT NË MODULIN ZVEZDA NUK ËSHTË ZGJIDHUR; ËSHTË NGADALËSUAR NDJESHËM; RIPARIMET PO VAZHDOJNË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 31
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Vëzhgimet afatgjata kanë treguar se rrjedhja në dhomën ndërqelizore të modulit Zvezda të Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, e cila, u tha se ishte riparuar në muajin qershor, është ende duke vazhduar, megjithëse është ngadalësuar ndjeshëm.
Kjo u deklarua - siç raportohet nga agjencia ruse e lajmeve “Tass” - nga z. Sergei Krikaliov (Sergey Krikalyov), drejtor ekzekutiv i programeve hapësinore me pilot në Roscosmos dhe i dërguar special për bashkëpunimin ndërkombëtar hapësinor.
“Rrjedhja është duke vazhduar. Ne vazhdojmë përpjekjet tona për ta lokalizuar dhe riparuar atë, me ndërhyrjet e fundit që kanë ulur ndjeshëm shkallën e rrjedhjeve të ajrit.
Për një kohë, ne menduam madje se e kishim gjetur çarjen e fundit dhe e kishim mbyllur atë, megjithëse vëzhgimet afatgjata kanë treguar se rrjedhja e ajrit vazhdon”, tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments