top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË: HYSNI LILA (BANUES NË LUSHNJE) U ARRESTUA | VENDOSI TRITOL TE “RRUGA E DURRËSIT” NË DATËN 18.07.2025.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 30
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Hysni Lila, me moshë 46 vjeç, banues në Lushnje.


Njoftim | Tiranë.


Veprime instensive hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, me datë 18.07.2025.


Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 46-vjeçar, i cili dyshohet se është një autorët e përfshirë në ngjarje.


Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.


Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur me datë 18.07.2025 ku u vendos një sasi me lëndë plasëse në një lokal në Rrugën e Durrësit, është bërë e mundur identifikimi, kapja e ndalimi i shtetasit H. L., 46 vjeç, banues në Lushnje.


Nga hetimet ka rezultuar se motomjeti që u përdor për vendosjen e lëndës plasëse ishte në pronësi të 46-vjeçarit, i cili dyshohet se ia ka dhënë për përdorim autorit të ngjarjes.


Punohet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page