top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË: REXHEP KOÇI U ARRESTUA; GRISELD LIKA U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; VJEDHJE 900000 LEKË; 5700 €; 12 ORA, 20 BIZHUTERI (VARËSE + UNAZA); 8 CELULARË; MJETE QË PËRDORESHIN PËR KRYERJEN E VJEDHJEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 30
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Rexhep Koçi, me moshë 57 vjeç.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Griseld Lika, me moshë 30 vjeç.


Njoftim | Tiranë.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”, për zbardhjen e rasteve të vjedhjes.


Identifikohen 2 shtetas që vodhën me thyerje, në 2 banesa.


Vihet në pranga njëri prej tyre, shpallet në kërkim tjetri.


Gjenden në banesën e shtetasit të arrestuar dhe sekuestrohen 900 000 lekë, 5 700 euro, 12 ora, 20 bizhuteri (varëse, unaza) dhe 8 celularë, të dyshuara të vjedhura, dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve.


Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Vlera”, si rezultat i të cilit janë zbardhur 2 raste në këtë fushë dhe janë identifikuar 2 autorët e dyshuar.


Njëri prej tyre, shtetasi R. K., 57 vjeç, është arrestuar, ndërsa tjetri, shtetasi G. L., 30 vjeç, është shpallur në kërkim.


Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur me thyerje, në 2 banesa, gjatë muajve shkurt dhe korrik, shuma të konsiderueshme parash, sende me vlerë dhe celularë.


Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer ai dhe shtetasi i arrestuar.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page