top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E FIERIT: BURG TË PËRJETSHËM PËR AGZAN MËRNICËN; VRASËS I PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT NOVRUZ CENALIA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 30, 2025
  • 1 min read
Punonjësi i Policisë së Shtetit Novruz Cenalia (majtas) | Dorasi Agzan Mërnica (djathtas).
Punonjësi i Policisë së Shtetit Novruz Cenalia (majtas) | Dorasi Agzan Mërnica (djathtas).

Fier, Shqipëri | Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shqiptoi dënim penal me heqje të përjetshme të lirisë për:

1- Z. Agzan Mërnica, me moshë 24 vjeç.


Ai u akuzua si doras në vrasjen e punonjësit të Policisë së Shtetit Novruz Cenalia, me moshë 29 vjeç, ngjarje kriminale e ndodhur në muajin maj të vitit 2024, në fshatin Baltëz.


Ai u gjykua për shkelje penale të parashikuara si:

1- Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”.

2- Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

3- Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page