PAPA LEO XIV-të: BULIMI NË RRJETET SOCIALE VIRTUALE; SHOQËRIA JONË ËSHTË E SËMURË; JEMI TË HIPERLIDHUR; TË BOMBARDUAR NGA PAMJE TË RREME OSE TË SHTREMBËRUARA; TË PËRMIRËSOJMË MËNYRËN E KOMUNIKIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 20 hours ago
- 1 min read

Vatikan | “Ne jetojmë në një shoqëri që po sëmuret për shkak të një bulimie të lidhjeve në mediat sociale; jemi të hiperlidhur; të bombarduar nga pamje; ndonjëherë edhe të rreme ose të shtrembëruara.
Jemi të mbingarkuar nga mesazhe të shumta që ngjallin brenda nesh një stuhi emocionesh kontradiktore”.
Papa Leo XIV-të e tha këtë në audiencën e përgjithshme, duke shtuar se:
1- “Ne duhet t'i kërkojmë Zotit të shërojë mënyrën tonë të komunikimit, jo vetëm për të qenë më efektivë, por edhe për të shmangur lëndimin e të tjerëve me fjalët tona.
Ne duhet të mësojmë të komunikojmë me ndershmëri dhe me maturi.
Le të lutemi për të gjithë ata që janë lënduar nga fjalët e të tjerëve”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments