GJENEVË; KONFEDERATA E ZVICRËS | KRYETARJA E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ELISA SPIROPALI U TAKUA DJE PASDITE ME PRESIDENTEN E BUNDESTAGUT GJERMAN JULIA KLOKNER (KLÖCKNER).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 30
- 2 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Kryetarja e Kuvendit, të Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, po merr pjesë në konferencën e gjashtë të kryetarëve të parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, e cila, po mbahet në datat 29-31 korrik, në Gjenevë; ajo i kushtohet bashkëpunimit parlamentar, multilateralizmit për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin.
Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Kryetarja Spiropali u takua dje pasdite me Presidenten e Bundestagut Gjerman, Julia Klokner (Klöckner).
Kryetarja Spiropali diskutoi me presidenten Klokner (Klöckner) mbi:
1- Forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve.
2- Bashkëpunimin e suksesshëm mes Kuvendit dhe Budestagut.
3- Mbështetjen e Gjermanisë për objektivin strategjik të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.
“Shqipëria dhe Gjermania po zhvillojnë marrëdhënie të shkëlqyera, një parteritet të fuqishëm e dinamik, shkëmbime të vazhdueshme të nivelit të lartë dhe bashkëpunim të sukseshëm në mjaft sektorë si drejtësia, siguria, punët e bredshme, energjia, arsimi, turizmi, etj.
Mbështetja e Gjermanisë, si një ndër aleatët më të rëndësishëm politik, është thelbësore për avancimin e reformave, integrimin europian të Shqipërisë dhe zhvillimin, stabilitetin e paqen në rajon. Bashkëpunimi intensiv mes Kuvendit dhe Budestagut për thellimin e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore do të vijojë në mbështetjen e Kuvendit për realizimin e objektivit kombëtar për përfundimin e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin brenda 2030.
Ne vlerësojmë vizionin dhe kontributin e veçantë të Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit dhe nismave të tjera”, deklaroi Kryetarja Spiropali.
Presidentja e Bundestagut, Klokner (Klöckner), vlerësoi bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve dhe nënvizoi se mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të vijojë dhe Bundestagu do të bashkëpunojë e ndihmojë Kuvendin në lidershipin e procesit të integrimit europian.
Pasditen e djeshme Kryetarja Spiropali u takua edhe me kryetarin e Knesset-it të Izraelit, Amir Ohana, me të cilin, diskutuan mbi:
1- Partneritetin politik, bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat, i kanë rrënjët në miqësinë e thellë historike dhe aktin unik të shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë ditëve të errëta të Holokaustit.
“Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i fuqishëm kundër antisemitizmit, pjesë e kontributit për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, kundër padrejtësive dhe diskriminimit të çdo lloji”, deklaroi Spiropali.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments