TIRANË | ELTON DUMANI U ARRESTUA; OPERACIONI POLICOR I KODUAR “FRAUD”; 10 MIJË € MASHTRIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 30
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Elton Dumani, me moshë 33 vjeç.
Njoftim | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar për një rast mashtrimi financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë qytetarit G. D., shumën totale prej 10 mijë eurosh, me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments