top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BORSH; HIMARË | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK ME PASOJË 2 TË VDEKUR DHE 2 TË PLAGOSUR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 30
  • 1 min read

Updated: Jul 31

ree

Fshati Borsh, Himarë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Një aksident automobilistik ngjau pranë fshatit Borsh.

 

Për pasojë:

1- Të vdekur mbetën dy veta (z. Kujtim Mehmeti dhe një qytetare e cila dyshohet se është bashkëshortja e tij).

2- Të plagosur mbetën dy veta (z. Myfit Qejvani dhe një qytetar).


Automjeti tip furgon “Mercedes-Benz Vito” me targë AA 052 NV u përplas me automjetin fuoristradë “Mercedes-Benz” me targë AB 637 CX.

Pamje nga vendi i aksidentit automobilistik.

Njoftim | Borsh/Informacion paraprak.


Sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon.


Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, punohet për identifikimin e saj.


Gjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.


Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page