U ZBULUA VENDI KU U RRËZUA LUNA-25 DHE SHKAQET E RRËZIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 23, 2023
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Sipas asaj që del nga testet e studiuesve të Akademisë Ruse të Shkencave, sonda Luna-25, ka rënë brenda kraterit Pontecoulant G, në hemisferën jugore të Hënës. Agjencia ruse hapësinore Roscosmos ka shpjeguar gjithashtu se operacioni dështoi për shkak të ndezjes shumë të gjatë të motorëve për kontrollin e zbritjes. Juri Borizov (Yury Borisov), tha se: “shtytësit punuan për 127 sekonda, në vend të 84 sekondave, duke çuar në shpërthimin e sondës.” Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox









___.png)


















































Comments