top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOMPANIA “GOOGLE” PARAQITI “GEMINI 3” | MODELI MË I MIRË NË BOTË I INTELIGJENCËS ARTIFICIALE PËR KRIJIM DHE INTERPRETIM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 18
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Kompania “Google” po e rilançon betejën e saj të inteligjencës artificiale.


Në garën e ngjeshur për dominim teknologjik, po zbulon modelin e saj më të fundit të inteligjencës artificiale, “Gemini 3”.


Krijuesit e saj e cilësojnë atë si modeli më i mirë në botë për interpretimin dhe përpunimin e të dhënave nga teksti, imazhet, audioja dhe videoja, dhe si një agjent të ri dixhital të fuqishëm për ndërtimin e aplikacioneve me komandë.


Ky është modeli ynë më i zgjuar deri më tani”, tha z. Korai Kavukçuoglu (Koray Kavukcuoglu), kreu i inteligjencës artificiale në kompaninë “Google”, në një takim me gazetarët.


Na pëlqen të mendojmë se kjo do të ndihmojë këdo që të sjellë në jetë çdo ide”, tha ai.


Modeli i ri i inteligjencës artificiale do të jetë i disponueshëm në aplikacionin ‘Gemini’, i cili, ka mbi 650 milionë përdorues mujorë, dhe në motorin e kërkimit të kompanisë ‘Google’, ku ‘Gemini’ ka mbi dy miliardë përdorues mujorë”, shpjegoi z. Kavukçuoglu (Kavukcuoglu).


Gemini ka vendosur një ritëm krejtësisht të ri si në aspektin e botimit të modeleve ashtu edhe në shpërndarjen e tyre tek përdoruesit më shpejt se kurrë më parë”, shtoi ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page