U ZBULUA NJË VRIMË E ZEZË SUPERMASIVE NË GALAKTIKËN KUAZAR J0529-4351.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Feb 22, 2024
- 1 min read
Sideni, Australi | Një vrimë e zezë supermasive e zbuluar në galaktikën kuazar J0529-4351 po bën bujë për oreksin e saj të pangopur, duke gllabëruar material ekuivalent me masën e Diellit çdo ditë.
Të udhëhequr nga z. Kristian Ullf (Christian Wolf), i Universitetit Kombëtar Australian, astronomët vunë re se kjo vrimë e zezë, tashmë me vlerë 17 miliardë diej në masë, po rritet me shpejtësinë maksimale të mundshme, duke ofruar njohuri mbi evolucionin e vrimës së zezë.
Kuazarët si J0529-4351 ofrojnë të dhëna të vlefshme për të kuptuar historinë e hershme të universit, dhe mund të mbajnë të dhëna për mistere të mëtejshme kozmike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments