top of page
E BARDHË SHIRIT.png

U ARRESTUAN KLEVIS NDRECA DHE DANJEL GJELOSHI: AKUZOHET SE SHTINË ME ARMË ZJARRI NË LAÇ | TË PLAGOSUR MBETËN: DANJEL GJELOSHI; GERALDO KEBERI; LIRIDON ISMALAJ; AMARILDO NDOCI; ANGJELINA GJEZAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 3
  • 2 min read

Laç, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Klevis Ndreca.

2- Z. Daniel Gjeloshi.

 

Ata akzuohen si të përfshirë në ngjarjen kriminale që tronditi Laçin ku mbetën të plagosur:

1- Z. Danjel Gjeloshi.

2- Z. Geraldo Keberi.

3- Z. Liridon Ismalaj.

4- Z. Amarildo Ndoci.

5- Angjelina Gjezaj (shitëse ambulante - shiste qirinj në rrugë).


Njoftim | Në vijim të informacionit të dhënë  për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2025, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me armë zjarri 5 shtetas, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.

 

Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.

 

Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy arme zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj. 27 vjeç (i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe K. N. 28 vjeç, të dyshuar si autorë për veprat penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

 

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page