PROKURORI I GJYKATËS NDËRKOMBËTARE PENALE KARIM KHAN DHA DORËHEQJE | NGA MUAJI NËNTOR ËSHTË NËN HETIM PENAL PËR NGACMIM SEKSUAL.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 1 min read

Hagë, Vendet e Ulëta | Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Karim Khan, i cili, është nën hetim për ngacmim të dyshuar seksual që nga nëntori, ka dhënë dorëheqjen përkohësisht.
Zyra e tij e njoftoi këtë.
“Prokurori ka njoftuar vendimin e tij për të marrë pushim në pritje të përfundimit të procedurave që po zhvillohen nga hetuesit e Kombeve të Bashkuara”, tha zyra e prokurorit në një deklaratë, pas disa raportimeve në shtyp që pretendonin për sjellje të pahijshme seksuale.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments