top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTJA MEKSIKANE KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: PROPOZIMI I SHBA-ës PËR TË TAKSUAR REMITANCAT ME 5% ËSHTË I PAPRANUESHËM; DO TË PËRBËNTE TAKSIM TË DYFISHTË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 16
  • 1 min read
ree

Meksiko Siti, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Presidentja meksikane Klaudia (Claudia) Sheinbaum e quajti të papranueshëm një plan të Partisë Republikane, i cili, aktualisht po debatohet në Dhomën e Përfaqësuesve, për të vendosur një taksë prej 5 përqind mbi remitancat e dërguara nga emigrantët familjeve të tyre në vendet e tyre të origjinës.

 

Ne nuk jemi dakord, është madje jokushtetuese në Shtetet e Bashkuara, sepse do të përbënte taksim të dyfishtë, pasi migrantët që jetojnë atje tashmë paguajnë taksa”, tha ajo.

 

Vendi ynë merr vëllimin e dytë më të madh të remitancave nga Shtetet e Bashkuara, ku banojnë rreth 40 milionë njerëz me origjinë meksikane”, tha presidentja Sheinbaum, duke shtuar se ndërsa India është përfituesja më e madhe, masa mbulon gjithashtu një gamë të gjerë vendesh të Amerikës Latine.

 

Po flasim me përfaqësues të këtyre vendeve në Shtetet e Bashkuara për t'i demonstruar Kongresit se kjo është një masë e papranueshme”, shpjegoi ajo.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page