top of page
E BARDHË SHIRIT.png

STAMBOLL: BISEDIMET MES PALËS UKRAINASE DHE ASAJ RUSE U MBYLLËN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 1 min read

Stamboll, Ukrainë | Bisedimet mes palës ukrainase dhe asaj ruse u mbyllën.

 

Negociatorët rusë dhe ukrainas e filluan takimin e tyre pas orës 13:00 bashkë me zyrtarë nga Turqia.

 

U mbajtën edhe disa takime të ndara, që përfshinin zyrtarë amerikanë, ukrainas, rusë, evropianë dhe turq.

 

Pala ruse nuk i ka pranuar thirrjet e Ukrainës, vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një armëpushim të plotë 30-ditor.

 

Presidenti Vladimir Putin hodhi poshtë ftesën e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski për t’u takuar ballë për ballë për herë të parë që nga viti 2019.

 

Është tejet e rëndësishme të zbatohet një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe se është gjithashtu shumë e rëndësishme që këto bisedime të shërbejnë si bazë për një takim mes udhëheqësve.

 

Ne besojmë me gjithë zemër se është e mundur të arrihet paqja përmes negociatave konstruktive”, tha ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan.

 

Paqja është e mundur vetëm nëse Rusia tregon gatishmërinë e saj për të ndërmarrë veprime konkrete, duke përfshirë një armëpushim të plotë për të paktën 30 ditë dhe zbatimin e masave humanitare, si rikthimi i fëmijëve ukrainas, të dëbuar me forcë, si dhe shkëmbimi i të gjithë të burgosurve të luftës”, tha ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem Umerov.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page