top of page
E BARDHË SHIRIT.png

ANO LIOSIA; GREQI | U TENTUA TË VRITEJ ME ARMË ZJARRI AUTOMATIKE NJË EKSPONENT I MAFIES GREKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 49 minutes ago
  • 1 min read

Ano Liosia, Greqi | Shënjestra e atentatit është një i njohur i vjetër i autoriteteve. Ai u shpëtua nga makina e blindur.

 

Policia heton vendin e vrasjes së mbetur në tentativë.

 

Persona të panjohur ngritën një pritë të armatosur natën e së premtes në Ano Liosia, në rrugën Odisea Elitis (Odysseas Elytis).

 

Sipas informacioneve fillestare, autorët, të cilët, po udhëtonin me një motoçikletë, hapën zjarr ndaj një makine luksoze të blinduar, e cila, ndodhej pranë një stacioni benzine.

 

Dy autorët, sipas dëshmive, zbrazën një kallashnikov mbi makinë, megjithatë shoferi arriti të arratisej dhe të shkonte në një pikë tjetër karburanti nga ku kontaktoi policinë.

 

Shënjestra e sulmit, siç raportohet nga informacionet, është i njohur për autoritetet, pasi ai ka qenë i përfshirë në një rast vrasjeje dhe përfshirje me të ashtuquajturën Mafia Greke.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page