top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA SUPREME E SHBA-ës BLLOKOI PËRDORIMIN E AKTIT PËR ARMIQTË E HUAJ (LIGJ I KOHËS SË LUFTËS I VITIT 1798) PËR TË PËRSHPEJTUAR DËBIMET E MIGRANTËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Gjykata Supreme e ShBA-ës i ka bllokuar administratës së presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) përdorimin e Aktit për Armiqtë e Huaj, një ligj i kohës së luftës i vitit 1798, për të përshpejtuar deportimet e migrantëve.

 

Transmetuesi televiziv “CNN” e raporton këtë.

 

Një humbje për presidentin Tramp (Trump), i cili, synon ta përdorë ligjin për të përshpejtuar deportimet dhe për të shmangur llojin e rishikimit që normalisht kërkohet përpara se të dëbojë njerëzit nga Shtetet e Bashkuara.

 

Presidenti e kishte përdorur atë kundër anëtarëve të dyshuar të bandës venezueliane Tren de Aragua.

 

Vendimi i Gjykatës së Lartë është i përkohshëm, megjithatë, dhe çështja është kthyer në një gjykatë apeli.


Dy gjyqtarë konservatorë - Clarence Thomas dhe Samuel Alito - shprehën publikisht mospajtimin e tyre.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page