top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KORÇË: U ARRESTUA RENATO DISHNICA DHE ALBI DISHNICA | TREGTARË DROGËRASH.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 hours ago
  • 2 min read

Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Renato Dishnica.

2- Z. Albi Dishnica.


Ata akuzohen si tregtarë drogërash.

Z. Renato Dishnica.
Z. Renato Dishnica.

Z. Renato Dishnica.
Z. Renato Dishnica.
Z. Albi Dishnica.
Z. Albi Dishnica.

Njoftim | Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Brothers”.

 

Shitnin doza Kokaine në lagje dhe në lokale të ndryshme, në qytetin e Korçës, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas (vëllezër).

 

Të arrestuarit, të dy dënuar më parë, njëri prej tyre për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera me metoda proaktive, për disa muaj, goditën një rast të shitjes së drogave të forta, në doza.

 

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 14, Korçë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas të dyshuar për shitje të dozave. Gjatë kontrollit në automjet dhe kontrollit fizik ndaj shtetasve R. D. dhe A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje.

 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetase u gjet një tjetër sasi Kokaine.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: R. D., 30 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; A. D., 24 vjeç, banues në Korçë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në total 41.1 gramë Kokainë, 3 celularë dhe automjeti që këta shtetas përdornin për këtë veprimtari kriminale.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale", njofton policia.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page